Ti ke lindur i vdekun!
sarkazëm nga Leonardo Voci
Poshtë ballkonit tim ka supermarketin “One Stop” Vilma Nushi, aty te Rruga Dedë Gjon Luli, pas restaurant Piazzës dhe aty tashmë psonisin të pasurit e rinj. Këto kohë ata vijnë si minj të pakrehur e me shapka. Ju ka hyrë frika në palcë! Më përshëndesin me përulje!
-Si je o Zoti Artist Borgjez?! – më pyesin nga poshtë. A po shkruan ndonjë vepër me zarar? A po ban ndonjë Pikturë abstrakte, nga ato që ne Populli, si kuptojmë!? Hahahahah! A po pini verë?! Hahaha… Se ju Artistët pini shumë? Hahahaha
Unë, lart nga kati i pestë, ju hedh ndonjë shikim të tejpërtejtë zhbirues…
Kuriozë dhe përshkrues idealë, këto personazhe gjyhnaqarë e të pashpresë pse s’kanë lexuar as edhe një libër të vetëm në jetën e tyre?
E pyeta njenin prej tyre: Hë, si je o Qenie e Mjerueshme?
Eh! – rënkoi dhe më tha, – Para kam boll… Kam tre supermakina luksoze dhe tre shtëpi: një këtu në Tiranë, një vilë në Golem dhe një në Vlorë. Po s’mund të jem atje…
Por tash s’më duhen asgja…!
E pava këtë surrat të shëmtuar, kët pis barkmadh, qafederr e shkurtabiq… një i pakarakter, një mashtrues ordiner, një hajdut po aq sa idiot edhe injorant…
Jo pse me erdhi keq! Jo, jo, aspak.
Po për vogëlsinë e tij njerëzore dhe atë horizontin e ngushtë shpirtëror, materialist e shpirtin provincial. Me ata sytë hileqarë dhe të friksuar, si qen i ligështuar më pyeti:
-A thua do të vdesim o zoti Piktor…?
E pava… e pava… e pava!
-Ti ke lindur i vdekun! – iu ktheva – Je kahera vdekatar… Tash s’të kanë vlerë as makinat e shtrenja, as hekurat, as veshja… dhe as Vilat e shpërndame… Të rrofshin paratë, o shpirt’hale…!
-E po s’jemi të gjithë të Mendjes! – ma ktheu me dinakëri dhe iku me nxitim e u mbyll në vrimë të vet, ky pis njeri, i kësaj kohe që qelb…!
.
Marre nga muri i fb i Leonardo Vocajt