Ti nuk bëhesh intelektual
nga Prof. Dr. Ilber Ortayli
Gjendesha në zyrën e profesorit që e kisha më së shumti për zemër. Më pyeti:
“Çfarë ke dëshirë të bëhesh në të ardhmen?”
“Dua të bëhem intelektual” – iu përgjigja.
“Prej teje nuk del intelektual” -ma ktheu.
Isha befasuar, e pas pak me një ton zëri të mërzitur iu drejtova:
“Megjithëse e kam marrë një herë lëndën tuaj, sërish vij e marr pjesë në mësim. Unë jam studenti që lexoj, hulumtoj dhe futem në diskutime më shumë nga të gjithë të tjerët në këtë fakultet…”
“Prej teje nuk del intelektual…”
U ndjeva shumë i nervozuar!
“Edhe temat e punimeve të profesorëve, sërish unë ua sugjeroj.”
Profesori u mbështet pas kolltukut dhe duke buzëqeshur shtoi:
“Prej teje del një studiues shumë i mirë, por jo një intelektual. Sa për arsyen, kur unë të thashë se: “Prej teje nuk del intelektual”, në vend që të më pyesje se “Përse?”, ti u nervozove dhe u pezmatove.
Të shkruarit lidhet me dijen. Ndërsa intelektualizmi nuk është çështje e dijes por, e të sjellurit.
Që një person të dalë intelektual i mirëfilltë, familja e tij duhet të ketë lexuar për tre breza me radhë.
Hidhi sytë e shih pjesën e përparme të fakultetit. Është e mbushur me makinat e modeleve të fundit, të gjitha u përkasin profesorëve.
Çdo vit ata ndërrojnë makinat duke marrë modelin më të ri në treg. Vallë, a kanë vërtet nevojë për diçka të tillë? Përse ata bëjnë një jetë të tillë?
Sepse sado të lartë qofshin titujt akademikë të atyre profesorëve, në fakt shpirti i tyre mbetet veçse një fshatar feudal. Ata janë të detyruar të sillen në këtë mënyrë veç për t’u imponuar të tjerëve titullin që mbartin.
Një intelektual i vërtetë kurrë nuk mbart një mentalitet të tillë. Ndërsa fshatarëve feudalë, që hiqen si intelektualë, nuk u mjaftojnë as diplomat. Ashtu sikurse edhe paratë…”
Prof. Dr. Ilber Ortayli, historian osmanist
Marrë nga Muri Elona Caslli, 1 gusht 2024