back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Tipi i pseudointelektualit që me urdhër të UDB-ës indoktrinonte rininë shqiptare! – nga Ahmet Asani

Gazeta

Njeriu Pa Idenditet
Njeriu Pa Idenditet

Tipi i pseudointelektualit që me urdhër të UDB-ës

indoktrinonte rininë shqiptare!

nga Ahmet Asani

Për vitin 1974, kur Kosova fitoi statusin kushtetues si njësi federative dhe shqiptarët në Maqedoni morën statusin shtetformues, mund të thuhet se ishte vit i kthesës së madhe kombëtare shqiptare!
Kjo kthesë e madhe e shqiptarëve po i pengonte partisë komuniste të Serbisë PKS dhe Partisë së Punës së Shqipërisë – PPSH! E pabesueshme por e vërtetë, nga dosjet e dokumentet e publikuara del se Enver Hoxha dhe PPSH ishin kundër shpalljes së Kosovës Republikë!
Për ta penguar zhvillimin e mëtejmë të shqiptarëve UDB e Serbisë, qysh në vitin 1971, e përkrahur nga Sigurimi i Shqipërisë, kishte përgatitur një plan, nëpërmjet të cilit, rinisë shqiptare në Kosovë, Maqedoni e vise tjera, do të duhej t’i futej një Frymë sa më moniste, sa më antipluraliste e sa më antiperëndimore, në mënyrë që rinia dhe populli shqiptar të bëheshin të lëndueshëm dhe karshi botës demokratike të dënueshëm!
Për ta arritur një frymë të tillë dhe për ta pas nën kontroll këtë proces të manipulimit kolektiv të shqiptarëve né Kosovë, Maqedoni e vise tjera, UDB kishte angazhuar tipin e intelektualit shqiptar, i cili me direktiva të UDB-es, do të indoktrinonte rininë shqiptare nëpër shkolla e fakultete të kohës, duke shpërndarë literaturë e ide Stalinisto-Enveriste!
Tani dikush mund të pyes, si mund të dallohet ky lloj i bashkëpunëtorit të posaçëm të UDB-ës, i cili me vetëdije të plotë po bënte gjënë më të keqe për kombin e vet, e që t’mos përzihet me idealistët e kohës, të cilët atëbotë të pavetëdijshëm e të pa informuar, PPSH-ës e Enver Hoxhes i besonin bllanko, sikur që i beson vëllau vëllaut?!
E para, ky far intelektuali në fakt ishte një lloj pseudointelektuali mediokër, të cilin UDB e ndihmonte që ai në popull të fitonte imazhin e intelektualit të përndjekur edhe pse de facto ai nuk ishte as intelektual e as i përndjekur!
E dyta, këtë far lloj të intelektualit mediokër në shërbim të UDB-ës, mund ta dallojmë nga fakti që ky në çdo periudhë nuk kishte mbetur pa punë e pa financa dhe kurrë nuk ishte dënuar, përkundrazi financiarisht tërë kohën kishte qëndruar shumë mirë dhe nga kishte shkuar kishte bërë shtëpi e pallate!
E treta, ky far intelektuali mediokër, në kohën kur po luante rolin e të përndjekurit, në vend që të dënohej, ai merrte poste, tituj e detyra të reja nga institucione të ndryshme shkencore dhe ngritej lart e më lart!
E katërta, përkundër faktit që ky far pseudointelektuali merrte tituj e poste të ndryshme nëpër institucione shkencore, në fakt poqese analizohet mirë vepra e tij, del se ky far pseudoninelektuali pas vetes nuk ka lënë asgje me vlerë shkencore!
Dhe e pesta, këtij tipi të pseudointelektualit, që me dekada ka indoktrinuar rininë sipas skenarit të UDB-ës, tani si i moshuar dhe i atrofuar, ndodh t’i përzihen personazhet dhe atyre që i ka indoktrinuar e inkurajuar që të mos heqnin dorë nga ideologjia stalinisto-enveriste, sot t’ju thotë se ai nga vitit 1974 kishte qenë kundër PPSH-ës dhe Enver Hoxhës!?

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.