back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Tirana kryeqytet – Një libër nga Mehdi Frashëri

Gazeta

Tirana Kryeqytet - Mehdi Frashëri
Tirana Kryeqytet – Mehdi Frashëri

Tirana kryeqytet 

Një libër nga Mehdi Frashëri

Më 11 Shkurt 1920, Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë. 
Në vitin 1924, Mehdi Frashëri argumentonte në një libër, përse Tirana duhet të ishte kryeqytet i përhershëm i Shqipërisë, gjë që u realizua më 31 Janar 1925.
Ja çfarë shkruante ndër të tjera, Mehdi beu në librin e tij: 
1.Tirana ka një pozitë qendrore dhe formon thelbin e Shqipërisë; 
2.Tirana e ka 37 kilometra larg Durrësin, pra detin dhe portin; 
3.Tirana është e bukur, ndodhet në një fushë të rrethuar me kodrina, me malin e Dajtit pranë; këto e bëjnë Tiranën një nga vendet më romantikë dhe më piktoreskë të botës;
4.Klima e Tiranës është nga më të mirat në vend; 
5.Në pikëpamje strategjike vendndodhja nuk ka si të jetë më e mirë; 
6.Tirana është qendër e nacionalizmës dhe e patriotizmës kombëtare.

Marre nga Muri i i Gazmend Bakiut, 11 jshkurt 2022

Tirana - punimet në Qendrën e saj
Tirana – punimet në Qendrën e saj

***
Dhe ka absolutisht të drejtë Mehdi Frashëri…
Ata lanë projektin e një Tirane madhështore që do të ishte një nga qytetet më të sistemuara në Ballkan po sigurisht edhe më gjerë. Nëse shihen fotot e projekteve në fund të viteve 20, e kupton se në një distancë më pak se 4 km, ti e kishe gjithë institucionet ku do të ishte jeta politike, sociale dhe ekonomike, nga stacioni i trenit te Universiteti, që nuk besoj t’i ketë kryeqytet në botë, në një shetitore të gjitha….

Jozef Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.