back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025

Tmerri i Shkodrës në marsin e zi të 1997 – nga Romeo Gurakuqi

Gazeta

Historiani Romeo Gurakuqi
Historiani Romeo Gurakuqi
Tmerri i Shkodrës në marsin e zi të 1997
nga Romeo Gurakuqi

28 vite ma parë, në kapërcyellin mes 12 dhe 13 marsit 1997, nëpër errësirën e një natë, një “Dorë e Zezë”, një Mendje e Errët, “ende e paidentifikuar” sot e kësaj dite, tinzisht dhe pabesisht, e përfshiu qytetin tonë të dashur, të Bukurën e Dheut Shqiptar, në kaos të plotë, në shkretim të çdo institucioni, shkatërrim të organeve të sigurisë dhe mbrojtjes, plaçkitje të Bashkisë, djegie të Gjykatës, Bankave dhe Arkivës Kadastrale të ish-Perandorisë dhe të Shtetit.
Brenda atyre pak orëve të kobshme të startit anti-shtet, Shkodra, qyteti më i stabilizuar i Shqipnisë së asaj kohe, që prej pak vitesh po përjetonte rimëkëmbjen, ripërtëritjen ekonomike, rivendosjen e së drejtës se pronësisë, ri-integrimin e shtresave të gjera të popullsisë së persekutuar në jetën qytetare e administrative, u tradhëtua dhe artificialisht dhe u përfshi në një kaos që nuk ishte i saj.
Nga ajo natë, për disa vite me radhë, më shumë se çdo vend tjetër në Shqiperi, Qyteti dhe Krahina filloi notimin e përgjumun nëpër errësirën e anarkisë, në të panjohurën e komanduar diku larg saj.
Banorët u gjenden para zhvleftësimit të dhunshëm dhe të pamerituem të statuteve dhe kodeve qytetare shumëshekullore; para kërcënimit të dinjitetit personal, familjar, pasunor; shkatërrimit të pamerituem të atyne të mirave materiale, që jepnin nji lloj shpresë për të ardhmen; uljes masive të gjendjes së popullatës së rajonit në nivelin e urisë; fillimit të fazës së dytë të largimit të djelmnisë dhe inteligjencës, prej vendlindjes, prej kësaj kryeqendre të madhërishme për ata, nga e cila, për tradicion, nuk ishin mësuar kurrë të largoheshin pa kthim.
Asnjeni nga pushtuesit e huej që kaluen në këtë truall, nuk e lanë këtë qytet dinjitoz mà të pambrojtun, sesa “shteti rrëmujë” shqiptar i vitit 1997.
Megjithatë, shkodranët ia dolën të bashkohen edhe në këto ditë të vështira dhe të bllokojnë objektivin e rrënimtarëvë.
Qytetarët e Shkodrës janë krenarë sot, për izolimin civil të veprimtarisë rebeluese që gërmonte në mjegullën e kaosit shqiptar, të marsit 1997.
Shkodranët nuk do të harrojnë kurrë, veprimin e përgjegjshëm nacionalist të klerikëve të të tre komuniteteve, Myftiut Haxhi Faik Hoxha, Famullitarit Imzot Luçiano Avgustini, Kreut të Kishës Ortodokse At Aleksandër Petani dhe të Qytetarit të Parë zotni Bahri Boriçi.
Ata ia dolën të ndalin që qyteti të mos vendoset spontanisht dhe padrejtësisht, në rolin e nji lodre të destinueme për t’u sakrifikue nga meskiniteti i politikës.
Ne duhet t’u jemi atyre përherë mirënjohës, t’i kujtojmë me nderim ata që nuk jetojnë dhe lanë këtë trashëgimi misionare dhe të respektojmë në vijimësi bashkëqytetarët udhëheqës që i kemi çdo dite mes nesh
Marrë nga Muri i FB Romeo Gurakuqi, 14 mars 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen