back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Tonini Çobani – Doktor i shkencave letrare, një ndër esperantistët e parë në rrethin e Lezhës

Gazeta

Studiuesi Tonin Çobani
Studiuesi Tonin Çobani
Tonini Çobani – Doktor i shkencave letrare,
një ndër esperantistët e parë në rrethin e Lezhës

Shkrimin e parë kritiko-letrar Tonin Çobani, e ka botuar në gazetën “Drita” 1976, ndërsa 2 vjet më vonë fiton një nga çmimet vjetore të revistës “Nëntori” – për recension libri artistik.
Në vitin 1988 boton librin e parë “Kërkime letrare” me recensentë: prof. dr. Dhimitër Shuteriqi, prof. dr. Jup Kastrati dhe prof. dr. Razi Brahimi. Vetëm pas viteve ‘90 provoi të botonte tregime (Çmimi i Parë në takimin e dytë të shkrimtarëve ndërkufitarë, Pogradec 2004) dhe t’i kushtohej më intensivisht publicistikës, gjegjësisht eseistikës, (Çmimi “Velia 1999”) studimeve historiko-letrare dhe sociologjike. Ka marrë pjesë me kumtesa në disa veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Autor tekstesh për shkollat e larta dhe të mesme
-Eseistika, tekst për shkollat e larta (resume anglisht), Botimet Gjergj Fishta, Tiranë, 2013.
-“Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, tekst për shkollat e mesme (me zgjedhje të detyruar), Albas, Tiranë, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017.
-Leximi i komentuar i veprës letrare 2 (bashkautor: Tonin Çobani, Dhurata Shehri, Kastriot Gjika), tekst për shkollat e mesme, SHBLSH, Tiranë: 2000, 2001, 2003.
-Letërsia dhe gjuha shqipe 2 (bashkautorë: Enver Hysa, Gjovalin Shkurtaj, Idriz Metani, Tonin Çobani, Dhurata Shehri, Kastriot Gjika), SHBLSH e Re, Tiranë, 2004, 2005, 2006, 2007.
-Letërsia bashkëkohore shqiptare (bashkautorë: Ali Aliu, Shaban Sinani, Stefan Çapaliku, Tonin Çobani), tekst për shkollat e mesme ALB-ASS: Tiranë, 2001.

Mitologji Shqiptare - Tonin Çobani
Mitologji Shqiptare – Tonin Çobani

Të tjera
Gjergj Fishta – Vepra letrare – në 10 vëllime (bashkautorë Tonin Çobani – kryeredaktor, Ndue Zef Toma, Tefë Topalli, Stefan Çapaliku, Hamit Boriçi). EB Gjergj Fishta: Lezhë, (2001, 2011).
-“Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës për shkollat e mesme, ALB-ASS: Tiranë, 2001 (ribotuar po këtë vit edhe në Tetovë).
-“Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës për shkollat e mesme, Tiranë, Albas 2011 (ribotim i përmirësuar).
-“Lahuta e Malcis”, e Gjergj Fishtës, antologji për shkollat e mesme, Pakti: Tiranë, 2009, 2011.
-Lezha – guide book, anglisht (Editorial staff: Tonin Çobani, Moikom Zeqo, Farudin Hoxha, Ahmet Osja, Mahir Hoti, Zef Ymeri), Ecological Club: Lezha, 2002.
-Lezha – guidë, (bashkautor), Klubi ekologjik: Lezhë, 2002.
-Poezi nga “Mrizi i Zanave”, “Vallja e Parrizit”, “Anzat e Parnasit” të Gjergj Fishtës, pajisur me shënime dhe pasthënie, EB Lisitan, Lezhë 1994.
-Poezi të zgjedhura nga “Mrizi i Zanave”, “Vallja e Parrizit”, “Anzat e Parnasit” të Gjergj Fishtës, pajisur me shënime dhe pasthënie,SHBLSH e Re: Tiranë, 2004.
-Juda Makabe e Gjergj Fishtës, pajisur me shënime dhe pasthënie, EB Lisitan: Lezhë, 1995.
Juda Makabe dhe Jerina të Gjergj Fishtës, pajisur me shënime e pasthënie. EB Lisitan. Lezhë, 1995
Sot pata kënaqësinë të shkëmbeja mendime e kujtime me të, në shoqërinë e dr. Laurant Bicës.

Marrë nga Bardhyl Adem Selimi, 28 shtator 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.