back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Tri vdekje… në tre ditë! …dhe ky Shteti ynë palaço – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Tri vdekje… në tre ditë! …dhe ky Shteti ynë palaço
nga Adriatik R. Dosti

Fund qershori e fillim korriku…
Largohen nga kjo botë radhazi 3 njerëz e tre emra jo dosido për historinë e Shqipërisë e për ne shqiptarët… kjo falë asaj çka ata bënë e lanë pas në jetën e tyre.
Por ajo ç’ka të revolton vërtet është qëndrimi karagjoz, fyes e denigrues për disa e hyjnizimi çmendurak për disa të tjerë i këtij shteti tonë palaço e sharlatan.
Që për dikë as denjon t’ja zerë emrin në gojë e për dikë tjetër shpall 2 ditë zije kombëtare

Agim Doçi (1946-2024)
Agim Doçi (1946-2024)

***
Që dikë e “harron” qëllimshëm dhe e lë të dalë prej një Agjensie të zakonshme e të rendomtë funerale e që për dikë tjetër shpall ditë zije kombëtare, komision e ceremoni shtetërore për përcjelljen e tij për në banesën e fundit etj etj.
U shua Agim Doçi… poeti yne kombëtar… as pipëtiu kërkundi shtet – leshi i antishqiptarit Rama dhe bandës së tij në pushtet… përkundrazi e braktisën tërësisht edhe ashtu të vdekur siç kishin bërë edhe në të gjallë të tij…
Dhe kjo për fajin e tij të vetëm se Doci nuk ishte si ata, s’qe i sërës së tyre… nuk mendonte dhe vepronte si ata… ishte opozitar i lindur… kundërshtar i ashpër i së keqes… ishte i drejtpërdrejtë me cilindo… ishte pa doreza dhe njeri real e jo fake ndaj dhe ua përplaste haptazi, në sy e publikisht poshtërsitë e tyre – kujtdo.
Ndaj dhe në vdekje të tij pikërisht ai lloj shteti palaço i Ramës dhe Spiropalit me shokë i rezervoj atë “ceremoni varrimi” të turpëshme… ku askush s’u bë i gjallë prej këtij mut – shteti për t’i bërë qoftë edhe për sy e faqe nderet dhe respektin e fundit Poetit kombëtar Agim Doçi, por e degdisen në ambientet e rëndomta të një Funerali të zakonshëm qytetar… Turpi u mbetet të turpëshmve që tashmë s’e njohim me edhe turpin.

Bejkush Birçe (1937-2024)
Bejkush Birçe (1937-2024)

***
U largua nga kjo botë edhe Profesor Bejkush Birçe… një jetë të tërë me sportin e veçmas futbollin… trajner kampion e trajner i ekipit tonë kombëtar, personalitet dhe figurë shumë e nderuar dhe e respektuar e sportit shqiptar ndër dekada…
I shërbeu vendit e popullit të tij si pak kush tjetër… njeri i ndershëm, serioz, korrekt… armik i së keqes, i servilizmit e i bythëlëpirjes, ndaj dhe nuk i donte kërkund as politikën e as politikanët palaço të vendit të tij dhe ishte e mbeti kundershtar dinjitoz e publik i tyre…
Federata Shqiptare e Futbollit dhe krejt komuniteti sportiv shqiptar e përcollën Birçen e madh me nderet dhe respektet që i takonin dhe bravo ju qoftë, sepse Bejkushi i kish lënë goxha vend vetes për një gjë të tillë…
Ndërsa ky shteti ynë palaço e karagjoz s’u ndje hiç kërkund edhe pse humbi një njeri dhe një figurë shumëdimensionale e mbarëkombëtare që gjithë jetës së tij i bëri nder e respekt vendit, popullit, kombit e shtetit të tij në mënyrën më të mirë të mundëshme.
U shua… më së fundi edhe Kadareja i tyre… ose siç e quaj unë prej vitesh: “Shërbëtori i së Keqes…”
Njeriu e shkrimtari që për dekada ju shërbeu diktaturës, diktatorit e të gjitha pushteteve që e përkëdhelën e ju a pa hajrin…!
Vdiq njeriu i vogël e shkrimtari “i madh” i tyre… beniamini i atyre që kanë dekada që ja kanë nxirë jetën kësaj Shqipërie e këtij populli të shkretë…
Dhe i tërë shteti ynë palaço u ngrit në këmbë… po qan e po shkul flokët… po çjerr faqet e po del binarësh…
Dy ditë zije kombëtare,[???] ceremoni mortore shtetërore… komision shtetëror për varrimin e tij… lot e lule për Shërbëtorin e tyre që ju puthi ballin e bythën bashkë për të qënë ai që ishte… ai që mbeti e po ai që iku nga kjo botë dukë marrë me vete një Mal me mëkate ndaj Shqipërisë e shqiptarëve…
Ja pra, ky është Shteti ynë palaço… që s’di pse sot e me këtë rast me kujtoj një proverb të hershëm te egjiptianëve të djeshëm të cilët thoshin… të rrojmë shumë në këtë botë s’varet nga ne por ama, të na rrojë emri gjatë kjo është plotësisht në dorën tonë.
A. R. Dosti

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.