back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Tulsi Gabbard deklaron: “Largohem nga Partia Demokrate!”

Gazeta

Kongresmenia Amerika Tulsi Gabbard
Kongresmenia Amerika Tulsi Gabbard

Tulsi Gabbard deklaron: “Largohem nga Partia Demokrate!”

Reagan ju ka treguar shpesh herë amerikanëve se çfarë është dhe si funksionon e majta!
Dikur e pyeti nje gazetar: “Përse e sulmoni kaq shumë të majtën?”
Ai pak a shumë ju pergjigj kështu: “Sepse më mirë se unë asnjë s’e njeh atë. Në rininë time karrierën politike e kam filluar si i majtë…!”

Sot ish-kongresmenia e Partisë Demokrate – Tulsi Gabbard deklaroi se: “Largohet nga kjo parti!”
Ja deklarata e saj: “Unë nuk mund të qëndroj më në Partinë Demokrate të sotme, e cila sot është nën kontrollin e plotë të një kabale elitare luftënxitësish, të shtyrë nga një propagandë gjoja në emër të mbrojtjes kundër racizmit, të cilët na ndajnë duke përdorur racizmin në çdo çështje dhe duke nxitur racizmin kundër të bardhëve, duke punuar në mënyrë aktive për të minuar liritë tona të dhëna nga Zoti!
Ata janë armiqësorë ndaj njerëzve shpirtërore dhe që besojnë në Zot, si dhe demonizojnë policinë dhe mbrojnë kriminelët në kurriz të amerikanëve që respektojnë ligjin; ata besojnë në kufijtë e hapur, dhe përdorin shtetin e sigurisë kombëtare për të ndjekur kundërshtarët politikë, e mbi të gjitha, duke na tërhequr gjithnjë e më pranë luftës bërthamore…
Unë besoj në një qeveri që është e popullit, nga populli dhe për popullin!
Fatkeqësisht, Partia Demokrate e sotme nuk e bën këtë. Në vend të kësaj, ajo qëndron për një qeveri të elitave të fuqishme, e përbërë nga elita të fuqishme dhe që punon për elitat e fuqishme… Unë ju bëj thirrje kolegëve të mi demokratë të pavarur që të bashkohen me mua në largimin nga Partia Demokratike. Nëse nuk besoni më, në drejtimin që po i japin vendit tonë të ashtuquajturit ideologë të zgjuar të Partisë Demokratike, ju ftoj të bashkoheni me mua.

Ps: Tulsi Gabbard është një politikane, e cila është vërtet e majtë.
Partia Demokrate e sotme nuk ka asnjë lidhje me të majtën. Me politikat e tyre, ata ndihmojnë korporatat e mëdha dhe financohen prej tyre.
Shtresat më të varfera të shoqërise ata i përdorin, vetëm për të ardhur në pushtet.
Rasti më i freskët është BLM dhe vdekja e George Floyd…

Status i marre nga Muri i FB i Rob Kore, 13 tetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.