back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Turhan pashë Përmeti (1846-1927) – nga Col Mehmeti

Gazeta

Turhan pashë Përmeti (1846-1927)
Turhan pashë Përmeti (1846-1927)

Turhan pashë Përmeti (1846-1927)

nga Col Mehmeti

Turhan Pashë Përmeti (dhjetor 1846 – 18 shkurt 1927)
ishte një politikan dhe diplomat osman me përkatësi etnike shqiptare.
Ai ishte kryeministri i dytë i Shqipërisë
dhe dy herë herë Kryeministër i saj (17 mars 1914 – 3 shtator 1914)
dhe përsëri midis (25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920)

Kjo fotografi e panjohun e Turhan pashë Përmetit âsht vangu i krejt historisë së tij ma shumë të panjohun se të njohun, ma shumë të pavlerësueme se të vlerësueme.
Shpesh titulli i tij “pashë” sjell nji parakonceptim për nji relik të kohës, për osmanizmin grotesk.
Në fakt, veç “pasha” nuk banonte te Turhan Përmeti. Befasia ishte maksimale kur nji ditë të shkrimtari jem i preferuem, H. G. Wells e lexova që, midis të tjerash, ai e kishte pas shqiptarin si “old friend”.
Ky Nestor modern, siç e quente gazetari amerikan Emile Joseph Dillon, ka qenë thjesht diplomacia e kondensueme brenda nji qenie njerëzore. Jo rastësisht ai ishte zgjedhun ambasador i Portës së Naltë në Shën Petersburg, në Berlin e në dhjetra misione diplomatike.
“Kudo favorit në kryeqytetin rus si ambasador punëtor, bisedues sharmant dhe paqedashës profesionist, që ia dëshironte të mirën secilit”, e skicon Dilloni profilin njerëzor të Turhanit (The Inside Story of the Peace Conference).
Ka qenë nji nga rastet e rralla të elitës osmane shqipfolëse që Perandorisë Osmane i tha “ejvallah” dhe shkoi me i shërbye shtetit shqiptar, tu qenë kryeministër në kohën e Vidit. Âsht hera e parë që nji shqiptar, që sapo e ka hjek xhyben e osmanizmit, e denoncoi Perandorinë Osmane e konsekuencat e saj për shqiptarët.
I lindun në Tërhallë të Thesalisë, nga njí familje sojlike me prejardhje nga Përmeti, Turhani âsht nji rast i rrallë edhe për vetë “officialdom”-in osman. Krejt kjo përvojë e larmishme në tapisterinë e diplomacisë evropiane ndjehet edhe në dhjetra memorandumet që ia niste Parisit e Berlinit, pas Luftës së Parë Botnore.
Ka qenë i pari që e ka rivendikue Kosovën e pjesët e Epirit jugor, tu i mbrojtë mëtimet me aq diligjencë. Harold Nicolson fotografon nji rast, disi të dhimshëm, kur në Konferencën e Parisit, në moshën 80-vjeçare, me zanin e ngjirun Turhani fliste frangjisht tue mbrojtë jugun dhe qenien e tij brenda shtetit shqiptar.

Turhan pashë Përmeti (1846-1927)
Turhan pashë Përmeti (1846-1927)

Ky diplomat “race”, bashkë me Mihal Turtullin e paharruem dhe Mehmet Konicën, ishte larg ma i përgatitun se “përfaqësuesit” vorio-epirotë, Iosif Adamidis e Aleksandros Karapanos.
Me nji fjalë, nji Turhan i shkëlqimtë në pleqninë e vet, njisoj si krejt soji aristokrat që dha grahmën e fundit pikënisht në Paris. Koha pas tij kërkonte nji “racë” tjetër diplomatësh. Ky, pra, âsht Turhani dhe jo ai Turhani i disa rreshtave të historiografisë komuniste që e fshikullonte si renegat….

Marre nga muri i Fb i Col Mehmetit 7 korrik 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.