back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

U bâ ftyra jote poezi nga Erina Çoku

Gazeta

Erina Çoku
Erina Çoku

U bâ ftyra jote

poezi nga Erina Çoku 

Edhe pemt ma t’çuditshme
kan fillu me çel
veç teje
qe priton prej sythi me dal
e deg nuk bahesh kurr
po s’ke faj, s’ke
ftyra jote veç mu â tu m’ngallit.
 
Tan bota â ka rrehet
se pranvera erdh,
veç meje 
qe s’di ça t’baj
me ket shqis t’pabindme
si m’ del natyret
e sillet n’kerkim t’ftyres tande.
 
Jotja ftyr n’ftyrimin tim
her m’nji mur lazdrohet
her m’nji pike uji turbllohet
her me tan kalimtart m’perngjahet,
aq sa qafat m’vjen me ua prek
me mollz t’gishtit
e me i fik mirazhet e buzmramjes.
 
Agsholi m’ka qesh
tan andrrat e sajume n’marri
e jam ka zdrisem
mes dits e nats
pa mujt m’u thur e plot
prej ftyres tande me sy muzgu.
 
Edhe sa koh prà,
ftyra jote
ka me u msheh n’xhepa t’tu,
as e shkrume, as e folme
as e ngjyrume n’sheja t’stins?
 
Edhe sa koh kam me e duru
ket bot t’veshme
me lkuren tane pa ndijore?
Edhe sa koh pra
me shpirtnimin tan t’trazum
n’ket lloj bote qe e till 
prej ftyres tande u bâ?
 
Edhe sa koh n’ket lloj bote
qe u bâ ftyra jote,
qe ftyra jote u bâ krejt
qysh se t’pash ne jett e shkume
e gjer sa jam n’ket jet?
 
Edhe sa, edhe sa me ftyren tande?

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.