back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

“U mbars mali… dhe polli një mi!” – nga Ilir Demalia

Gazeta

E vërteta dhe maskat...
E vërteta dhe maskat…

“U mbars mali… dhe polli një mi!”

nga Ilir Demalia

Pas mbylljes me “sukses” të protestës studentore, ku shumë më kundërshtuan për skeptik dhe nihilist në shkrimet dhe analizat televizive, për shkak të mosbesimit dhe paaftësisë që shihja unë tek studentët. Pati nga ata që arritën deri aty, sa ta quajnë këtë protestë si ndryshim të ADN-së së shqiptarëve dhe fillimi një “bote të re”, sëpaku sot mbas mbylljes me “sukses” të protestës, që siç pata shkruar e thënë, do të përfundojë si një protestë hidrosanitare dhe ashtu përfundoi… Ata që më konsideruan skeptik dhe nihilist duhet të bien dakort që e pashë vetëm realisht.
Siç pata thënë, do të desha mos dilte parashikimi im, por fatkesisht doli: U mbars mali dhe polli një mi.
Dhe kjo do të ndodhë edhe me 16 shkurt!
Më poshtë po publikoj pjesë nga shkrimet dhe intervistat për protestën studentëve si koherencë e konsistencës bazuar në realitetin shqiptar. Jo si të analistëve që veprojnë dhe funksionojnë si funksion i bandave të pusht-etit apo pritjes së pushtave për pusht-tet.
.
Ilir Demalia
Ilir Demalia
7 Dhjetor 2018 – Panorama
“…Mos u ndalni, por ndalini!
Studentët të mos ndalen jo vetëm me Ramën, por të ndalojnë këtë klasë politike që po u merr frymën, jo vetëm studentëve, por shqiptarëve dhe po shkatërron Shqipërinë…”

.

9 Dhjetor 2018 – Oranews
“…Studentët duhet të jenë të qartë në platformën e tyre, në kërkesën e tyre. Nuk jam dakord me ta që thonë nuk është politik. Çdo gjë është politikë, jeta e çdo individi dhe qytetari është e lidhur me politikën dhe vendimet politike…”
.
14 Dhjetor 2018 – Panorama
“…Rama, ia di kompleksin e krimit dhe si kryetari që drejton rrethin korruptiv-shtetëror në bashkëpunim me oligarkët ekonomik si fashizëm financiar, e di se kush janë këta “akademikë” dhe prandaj i trajton si banditë të vegjël para padrinos pushtetit. Kjo është arsyeja që “elita akademike” e vendit rrinte si m… në shi në atë takim.
.
22 Dhjetor 2018 – Lajmet Oranews
“Ikja me pushime m’u duk sikur protesta ishte pjesë e administratës dhe tani qeveria i dha pushimet për festa. Unë nuk kam parë ndonjëherë njerëz të revoltuar që po largohen me pushime për leje të zakonshme, për festa, për gjelin dhe bakllavanë
.
Protesta studentore, para Ministrisë së Arsimit
Protesta studentore, para Ministrisë së Arsimit
7 Janar 2019 – Panorama
Studentët rezultuan flakë kashte.
Nuk kishin artikulim, mendim, strategji, objekt.
Thjesht një protagonizëm “Alla shqiptarësh” për pak vëmendje, nga dhe paaftësia si produkt i kësaj shoqërie që është ngritur jo vetëm si sistem shkollor i degraduar pranueshmërisht tashmë, por edhe si kulturë politike shoqërore për degradim dhe depersonalizim të individit si shërbëtor i së keqes.
Me inflacionimin llahtarisës exelentash dhe masterash, por edhe si mënyrë e zhvillimit të shoqërisë në vlerësimin e paaftesisë si shërbim ndaj së keqes së përbashkët që kanë ngritur shqiptarët me ndërtimin e “njeriut “demo(n)kritik” pas “njeriut të ri” si vazhdimësi…
.
8 Janar 2019 – Oranews
Protesta për mua u fik. Unë mendoj se studentët duhet të gjejnë një rrugë se si do të dalin me këtë protestë. Dalin për të përmbysur gjithë establishmentin politik 28 vjeçar të diskretituar apo thjesht për zbatimin e atyre 8 kërkesave. Ato kërkesa kryeministri u ka thënë se do të fillojë të rregullojë konviktet. Kushdo kryeministër që vjen nuk do të mund t’i bëjë menjëherë…
.
Studentët nuk arritën të bënin atë që duhet të bënin, që të përmbysnin bashkë me kryeministrin tërë establishmentin. Studentët nuk ndërruan fare ADN-në, po ne jemi tek ADN-ja që kemi qenë gjatë këtyre 25 viteve.
Kjo do të mbahet mend si një protestë hidrosanitare për WC, lavamana-dushe…
.
Marrë nga Muri i fb i Ilir Demalisë, 7 shkurt 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.