back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

U nda nga jeta Emanuil Jordani nga Prof. Agostino Giordano

Gazeta

Papas Emanuil Jordani (1920-2015)
Papas Emanuil Jordani (1920-2015)

U nda nga jeta Emanuil Jordani

në arbërisht nga Prof. Agostino Giordano

Lehet Frasnitë (Cs) ndër 27 të theristiut 1920 ka Gustin Giordano e Rozina Bilotta, nipra të papas Binard Bilotës (1843-1918), kryeprift i Frasnitës, poet e letrar.
Bën shkollat fillore në Frasnitë dhe ndër 1933 hyn te Seminari “Benedetto XV” i Grotaferratës (Romë), ku kryen gjimnazin. Te viti 1938, shkon në “Pontificio Collegio Greco” të Romës: këtu plotëson studimet liceale, dhe ata filozofike dhe teologjike pranë Universitetit Papësor “Angelicum”, ku fiton liçenxën në Teologji. Merr meshën ndër 18 të shën martirit 1945, dhe është i bënur famullitar i Ejaninës ndër 30 të majit 1946: këtu këndon të parën meshë ndër 16 të llanarit, festë e Shën Mërisë së Karmanit. Çë ahirna zë, për atë, një i gjatë dhe i frytdhënës mision baritor, çë i rezervon shumë kënaqësira: nën udhëheqjen e tij, e vogla Ejaninë i jep Eparkisë së Ungrës 5 priftra e 2 kallogjëreshe.

Busti i Skenderbeut ne Frasnita
Busti i Skenderbeut ne Frasnita

Papas Manoli ka dhjetra e dhjetra vjet bashkëpunon aktivisht në Eparki: më parë si mbrojtës i qëndrueshëm i përdorimit të gjuhës arbëreshe në Liturgjinë, dhe pastaj si përkthyes i tekstevet, në “Komisjonin Liturgjik, të Muzikës Bixantine dhe të Artit të Shëjt”. Profesor në “Institutin e Shkencavet Relixhoze G. Stamati”, mësoi Liturgji, Kristologji, Eklesiologji, Gjuhë Greke, Gjuhë Arbëreshe, Muzikë Bixantine.
 Në Ejaninë, shumë vjet më parë se viti 1957 shkruan libërthin “Folklor arbëresh në Italì” mbi zakonet e Pashkëvet të Frasnitës. Dhe pastaj zë e bashkpunon me revistën “Shejzat” të Koliqit, me revistën “Zgjimi” të Albinit Greco: me poezi, rrëfime dhe shkrime të ndryshëm. Në vitin 1963, boton me Edicjonat Paoline, veprën çë do t’e bënjë të famshëm: “Fjalorin e Arbëreshëvet t’Italisë”. Te viti 1966, shkon në Tiranë, i ftuar ka Universiteti, ku mban dy konferenca mbi Bilotën, e ku njeh gjuhëtarët dhe letrarët më të mbëdhenj të Shqipërisë: me dica të këtyrve do të mbanjë një korrispondencë të ngushtë. Në 1967 boton, në Shqipëri, veprën e Bilotës “Shpata e Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë”. 
Te viti 1972, dhe për 12 vjet (1972-1983) drejton rivistën kulturore “Zëri i Arbëreshvet”, ku boton artikuj gjuhësorë, historikë dhe letrarë, poezi, reçensjona, kënk Meshe të ish e prjerrë zyrtarisht në gjuhë arbëreshe (1968), kjo adhe këndohej arbërisht.

Frasnita e Arbereshve te Calabrise
Frasnita e Arbereshve te Calabrise

Në Ejaninë, këndimi bixantin, grek dhe arbëresh, ësht i pranishëm te çdo pjesë liturgjike. Qisha e famullisë, e kushtuar Shën Vasilit – në vitin 1947 e zbukuruar me Ikonostasin – ka pak vjet ka pasur strehën dhe pikturën e jashtme të përtërijtura, si edhe shtrojën e përmbrëndshme me mermer. Shpia kanonike, edhe ajo e stisur ndër vitrat 1948-49, të gjithë këta vjet ka parë shumë gjenerata, çë papas Manoli ndjeku personalisht e me dashurì, ture i mësuar katekizëm, këndime dhe gjuhë arbëreshe.
Po papas Manoli Giordano s’ka merita vet në fushën relixhoze. Njetër aq, sadopak, i ka edhe në fushën kulturore arbëreshe.

Bernard Bilota (1843-1918)
Bernard Bilota (1843-1918)

Bir i prindërve vjershtarë dhe stërnip i Binard Bilotës, papas Manoli te a popullore, fjalë të urta, dhe komedinë “Dorëngushti” (të Molierit): e shkurtuar, e modhifikuar dhe e prjerrë arbërisht. Priret në Shqipëri në vitin 1993, për turizëm, dhe në 1994 për motive relixhozë. Për dica vjet bëri edhe xhornalistin: ka mbajtur një rubrikë relixhoze mbi gazetën italiane të Montrealit (Canada) “Il Cittadino Canadese”, e botuar ka i nipi Basilio Giordano. E te viti 2000, papas Manoli, ka botuar të dyjtën Edicjon të “Fjalorit”; “Vangjelin e shën Matesë” në gjuhë arbëreshe, nën kujdesin e Eparkisë së Ungrës; dhe – bashkë me të tjerë autorë dhe nën kujdesin e Shoqatës Aiadi – bashkëpunoi te vepra “Alfabetizzazione Arbëreshe”, çë do të jetë e dhuruar gjithve djemvet arbëreshë t’Italisë, çë frekuentojën shkollën fillore dhe të mesme.
Prof. Agostino Giordano
(marrë nga muri i fb. i Jaho Brahajt)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.