back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës nga Stambolli në Vlorë dhe disa çështje të mëvetësisë – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Shtëpia e Vlorajve - Ku u ngrit Flamuri 1912
Shtëpia e Vlorajve – Ku u ngrit Flamuri 1912

Udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës nga Stambolli në Vlorë

dhe disa çështje të mëvetësisë

nga Kastriot Dervishi

-2 nëntor 1912, niset nga hotel “Pera” në Stamboll nëpërmjet Detit të Zi dhe mbërrin në Kostancë të Rumanisë.
-5 nëntor 1912, në Bukuresht.
-10 nëntor 1912, në Vjenë.
-12 nëntor 1912 në Budapest.
-19 nëntor 1912 në Triste, prej nga niset me anije.
-21 nëntor 1912 mbërrin në Durrës.
-27 nëntor 1912 në Vlorë.
-28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar shpall pavarësinë dhe formon qeverinë e përkohshme. Nuk nënshkruan të gjithë delegatët, pasi atë ditë nuk kishin ardhur. Ata që erdhën me vonesë nuk nënshkruan. Kuvendi i mbylli punimet e tij më 07.12.1912.

Shpallja e Pavarsise (foto1913)
Nji vjetori i Shpalljes së Pavarsisë (foto1913)

Përtej këtyre fakteve, kujtojmë se territori etnik shqiptar, i gjendur në atë kohë si pjesë e Parandorisë Osmane, u sulmua ushtarakisht nga aleanca ballkanike. Lufta e Parë Ballkanike nisi më 08.10.1912 me sulmin e Malit të Zi ndaj territorit shqiptar. Kjo luftë përfundoi më 30.05.1913. Territori shqiptar u pushtua i gjithë, me përjashtim të një trekëndëshi midis Kavajës, Beratit dhe Vlorës. Nga kjo situatë, ndërhynë fuqitë e mëdha, të cilët mbajtën një konferencë ambasadorësh në Londër. Mbrojtën çështjen shqiptare Austro-Hungaria dhe Italia. Ishte kundër Rusia, pak më neutralë Gjermania dhe Britania e Madhe. Kompromisi i arritur ishte se u njoh pavarësia në gjysmën e territorit, për të cilin urdhëroheshin pushtuesit të largoheshin, por u njihej atyre (pushtuesve) gjysma e pushtuar. Më 29.07.1913 fuqitë e mëdha njohën shtetin e ri shqiptar, për të cilin dolën garant. Në vitet 1925 dhe 1926 u nënshkruan protokollet e kufirit me Greqinë dhe Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene.
Mësimi i historisë: shqiptarët e zgjidhën pjesërisht me diplomaci çështjen e shtetit të tyre. Zgjidhja qëndronte te lufta dhe kuptimi në kohë i situatave. Me përjashtim të një qëndrese të shkurtër në Kosovë dhe luftimeve të gjata në Shkodër dhe Janinë, nuk u luftua askund tjetër. Madje në shumë qytete serbët u pritën paqësisht. Kontradiktat e brendshme dhe eksperimentet e shumta, e kanë gërryer në vite shtetin e vogël shqiptar, i cili nuk ka arritur kurrë të konsolidohet, por të mbërthehet gjithnjë nga iluzionet dhe rruga e paqartë ku duhet të ecë.

Në foto shtëpia e familjes Vlora ku u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Marre nga Muri i fb Kastriot Dervishi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.