back to top
7.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Unë jam pis nga jashtë, ju jeni pis nga brenda!” – “Çmenduria e Gjeniut” – Antonio Ligabue (1899-1965)

Gazeta

Antonio Ligabue - Në "studion" e tij
Antonio Ligabue – Në “studion” e tij
“Unë jam pis nga jashtë, ju jeni pis nga brenda!”
“Çmenduria e Gjeniut” – Antonio Ligabue (1899-1965)

Antonio Ligabue, ka lindur më 12 dhjetor 1899, dhe nuk ka marrë kurrë dhe prej askujt një përqafim.
I rritur pa dashurinë e nënës, ai nuk e njohu butësinë e saj dhe jetoi gjithë jetën duke u izoluar në një kasolle të vendosur në zonën e përmbytjeve të lumit Po.
Ai refuzoi edhe një dhomë të ofruar nga komuna e Guastallës dhe jetoi duke blerë ushqime çdo ditë. Ai bënte piktura të jashtëzakonshme, unike dhe origjinale, më pas i shkëmbente ato thjesht me një supë të nxehtë.
Ai e urrente ujin dhe pothuajse nuk lahej kurrë, kishte një ekzistencë të vështirë dhe të vetmuar, pikturonte dhe endej pa ndonjë qëllim përgjat bregut të lumit Po.
Ai i krijonte vetë ngjyrat e pikturave të tij duke përdorur tokën, gjethet dhe mbetjet, ngjyra e tij karakteristike ishte jeshilja dhe mbahet mend në pikturat e tij, sepse merrej nga esencat bimore.

Antonio Ligabue
Antonio Ligabue

Mungesa totale e dashurisë kontribuoi në shfaqjen e krizave nervore dhe shfaqjen e sjelljeve të çuditshme, të cilat do ta çojnë atë në një spital psikiatrik. Por Antonio Ligabue ishte një shpirt i lirë, që preferonte jetën në izolim të plotë në kasollen e tij, se sa një dhomë të pastër të një spitali mendor.
Antonio Ligabue vazhdoi të pikturojë dhe t’i shkëmbejnë pikturat e tij, ata që i merrnin i përdorin ato për të mbyllur dritaret o për t’i ekspozuar në stallat e lopëve, duke mos rezervuar për veprat e tij asnjë vlerë, të cilën ato do të fitonin më vonë.
Ishin disa të njohur që do ta çonin Antonio Ligabuen në një shtëpi takimesh, por zonjat që punonin aty do t’i refuzonin shërbimet e tyre, duke e konsideruar njeri të pistë.
Thuhet se Antonio Ligabue me atë rast ka thënë: “Unë jam pis nga jashtë, kurse ju jeni pis nga brenda!”
Suksesi i punimeve të tij, nisi në vitin 1957, dhe që atëherë janë hapur ekspozita personale të titulluara: “Çmenduria e Gjeniut”. Pikturat e tij kanë një vlerë të madhe artistike dhe fëmijët e atyre që i këmbyen veprat e tij me supë të ngrohtë, u vjen keq që baballarët e tyre nuk i mbrojtën pikturat e tij, të cilat u rrënuan dhe humbën në stalla bujqësore.
Antonio Ligabue vdiq më 27 maj 1965 dhe ky vit është i 59 i ndarjes nga jeta.

Antonio Ligabue (Plugimi me qe (1953-1954)
Antonio Ligabue (Plugimi me qe (1953-1954)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.