back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Unë Meti, një demokrat pa parti – rrëfim ngë Meti Fidani

Gazeta

Meti Fidani
Meti Fidani

Unë Meti, një demokrat pa parti

rrëfim ngë Meti Fidani

Tok me urimin për vitin e ri, shumë miq po më ngacmojnë se pse po qëndroj indiferent rreth çeshtjes Sali…
Unë nuk jam specialist, të dashur miq, as në drejtësi e as në politikë, por që të them ndonjë mendim e them,për këtë gjyq politik, edhe pse nuk desha ta filloj vitin e ri me këto marrëzira.
Në rradhë të parë, Rama është më i mirënga Kristaqi. Kristaqi me shokë, opozitarit i fuste plumbin, pa një pa dy, bile nuk t’i jepte as eshtrat…!
Kurse Rama me shokë, e la me arrest shtëpie opozitarin e tij, por vetëm pa të drejtë fjale..
Këtë gjë, pa të drejtë fjale nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, por thanë se gjykatësit e shtuan këtë lloj dënimi si shpërblim për ato 3 milion në muaj, që Rama u dha për ngritje rroge!!
Edhe nga Putini më i mirë është Rama. Putini kundërshtarin e tij e çoi në Siberi, me arinjtë e egër, kurse shyqyr zotit, Sala është në shtëpi, po vetëm me gojë të kyçur…
Rama do ta burgosë Salën se ashtu i intereson. I vetmi opozitar i vërtetë, një kundërshtar politik i guximshëm dhe i drejtpërdrejtë. Një opozitar që ka vjedhur shumë herë më pak, se Rama dhe ministrat e Ramës. Më shumë ka vjedhur ajo pastruesja e shtëpive të ministrave, se Saliu. Ajo e mbushi edhe oxhakun e shtëpisë me dollarë ministrash… Por e sinqertë e gjora…
-Ku i gjete gjithë këto para?
-Ja kam vjedhur ministrit…!
-Jo, – thotë ministri, – nuk m’i ka vjedhur mua..
-Ti kam vjedhur!
-Jo s’mi ke vjedhur!
Më hajdut të sinqertë se kjo pastruesja, unë nuk kam parë!
Meqënse e fillova me lëvdata për Ramën, po e them edhe diçka tjetër: E di që do më bëjnë bllok shumë demokratë, po do ta them…
Rama është më i zgjuar se ne demokratët. Në daçi më bëni bllok, në daçi jo! Komunistët e kanë trashëgimunitetin brenda partisë, ne demokratët nuk e duam njëri-tjetrin… Komunistët e mbrojnë tmerresisht njeri-tjetrin..
Në skandalin Tigri, i thanë zëvendëskryeministrit:
Ike fshihu, se do të të arrestojne…Ik sa më parë..
Kurse Saliut, jo vetëm që nuk i thanë ik, por edhe sikur ta shikonim të ikte nuk do ta linim… Por edhe Saliu vetë nuk largohej, se nuk kishte arsye, por po të ikte, vetë ne demokratët do t’i dilnim në Rinas. Sidomos ata që u majmën prej tij… Do ta zinin për gryke. Do ta zinin vetë ish ministrat e tij, që Sala i bëri mbretër, pa e ditur se do t’ja hanin kokën… Vetë ata që i ranë qylit, që zunë nga një qoshe pune fitimprurëse, me dhe pa meritë… vetë ata e groposën Saliun!

Në gjuhën popullore i themi: bukëshkelur!
Dhe kam një histori me bukëshkelësit e Saliut.
Kisha shkuar për pushime në Shqipëri…
Dihet çasti i parë me një shtëpi të mbyllur prej muajsh…Hapje dritaresh, pluhurat, dy lavatriçe rroba, etj. Unë mora një shatë dhe po prisnja barërat që ishin rritur një bojë njeriu, mbushnja një rimorkio të vogël me barishtet e prera dhe i hidhnja tutje nga kanalet…
Papritmas dëgjoj buri makinash, njera pas tjetrës dhe zëra njerëzish… Mendova se ishin krushqit e ndonjë dasme. Nga kurioziteti dola. Shumë makina, të gjitha të markave të reja e të shtrenjta, të zbukuruara me flamuj kombëtarë dhe të partisë demokratike… Dy prej tyre qëndruan para portës së parkingut tim duke me bllokuar të dalë të hedh mbeturinat.
-Çfarë po ndodh? – u thashë të porsaerdhurve.
-Ka miting partia demokratike, ka erdhur Lulëzim Basha, kryetari i ri i PD..
-Qenkam me fat… Sot sapo mbrrita nga Greqia, dhe ja… Më erdhi demokracia në derë..
Por ju futini në obor makinat, se mund tua dëmtojnë fëmijët e lagjes duke luajtur. Kam parking për tre mjete. Se edhe unë demokrat jam, bile demokrat i lindur.
Dy xhipsa të mëdhenj e me xhama me perde të zeza ma zbukuruan oborin. Ku kish parë oborri im të tilla makina. Vetëm një Tojota me hundë të thyer dhe një Ford Fiesta, 960 kubike.
U shkunda mirë e mirë, u hodha njëherë ujë syve dhe shkova edhe unë në miting..
Basha i sapoemëruari i Berishës foli mirë, nuk them… Ishte hera e parë që e shikonja… më dukej shumë i vogël në moshë, aq më shumë që vite me rradhë kishte qenë më i përkëdheluri i Berishës, që nga kryebashkiak e deri me ministër i jashtëm… Thirra e brohorita i entusiazmuar që mora pjesë në një miting demokratik…
“Do fitojmë apo jo?!”
“Po! Po! Po!”
Mbas mitingut i ftova simpatizantët e dy makinave të oborit për një raki:
-Nuk kemi kohë, se do shkojmë në Ersekë, për miting.
-Ersekë?! Do vij edhe unë. Ja të bëhem gati.
Mjafton të isha një mbështetës i Lulit dhe i partisë demokratike, pa unë i njoh kolonjarët, shamikuqtë e Gramozit, nuk do na japin gjë… bAta nuk votuan Uran Butkën, nga dera më patriote e shqiptarizmit, jo të votojnë Lulin!!
Makinat luksoze u nisën njëra pas tjetrës, duke fërshëllyer e duke rënë borive… Pas tyre edhe mysafirët e mi.
U bëra gati shpejt e shpejt, u vesha pak me mirë, se mua më njohin gjithë kolonjarët e moshës time, dhe nuk mund të vinja zhele.E plotësova me vaj e ujë Fiestën dhe gati për nisje!
Pa m’u mblodhën edhe komunistat mëhallaxinj e nuk më linin rehat. Ku me shaka e ku pa shaka. I kemi kompetencat!
Nuk do fitoni dot me thoshin. Kur nuk fituat me Berishën, nuk do fitoni as me Lulin.
-Me Lulin e kemi të sigurt, se për Lulin do votoni edhe ju komunistat!
-Pse?
-Do ta votoni se Luli ngjan ca si Enver Hoxha, dhe do t’ju duket sikur është ngjallur.
Ika dhe i lashë komunistët në oborr.
Makinat xhamzeza fluturuan.Ku t’i kapnja unë i ziu.Unë emigrantme një Ford Fiesta as 1000 kubike… Nga makinat më të vogla të teknologjisë… E kisha blerë 200 euro, por me sillte në Korçë e më kthente në Athinë pa probleme. Pa le që talleshin në Athinë me mua dhe me makinën time. Më vunë llagapin Dyqinçja… Met dyqinçja… Met Fiesta…
Unë emigranti turist, me duar tëçara nga gëlqerja e llaçi me 200 euro makinë!!
Nooo, emigrantët, me xhipa të shtrenjtë, me xhama të zinj e fuqi motorike të madhe.Nga duart dukeshin që nuk kishin zënë lopatë me dorë.
E kuptova që biznesi më i mirë, është politika, por nuk është për mua… Preferoj të ngjis llaç ne tavan gjithë ditën me mistri, se sa të pres të më japë një vend pune apo një zyrë Berisha e të jetoj si kont!
Berisha ikën e vjen, e karrigen ma marrin… mistrinë nuk ma merr dot askush. Po ja, ata që morën postet nga Berisha, e kaluan majën e Qarrit..
Unë me Fiestaqkën time, akoma ne ura e Floqit. E ngjitnja Qarrin cuku-cuku. Edhe i lodhur se kisha bërë 600 km për gjithë natën, nga Athina në Korçë… Nuk kishte faj Fiesta 200 dollarshe. Aq e kishte vuxhutin. Ata të Berishës, që më vonë i quajta “bukëshkelur” kishin xhipa 50 mijë dollarë e lart. Berisha i bëri me xhipa, me rroba firmato, me syze të shtrenjta, që nga Luli e deri tek mysafirët tim.Ndryshe do ishin refugjatë si mua, me një Ford Fiesta rrangalle, e me pantollona të blera ne kinezi, ne rruga Pireos në Omonia..
I rëndonja gazit e i rëndonja që të kapnja mitingun po aq e kishte fuqinë Fiesta e refugjatit. Kur arrita ne karburanti i Maqos, shikoj makina me flamuj e zhurme borish qe po dilnin nga Erseka. Mitingu kishte mbaruar. Bukëshkelurit po ktheheshin…
Nga bukëshkelurit, Berisha është nën arrest, aq sa është edhe nga Rama…
Bukëshkelurit padashur harruan vjedhjet spektakolare të taksës popullore, prej qeveritarëve të sotëm dhe ju vërsulën Berishës. Si të ishte më e keqja e këtij kombi…
Kur Berisha ishte në politikë ishte idhull për bukëshkelurit, ishte Zot… Me t’u shkëputur nga politika vullnetarisht (rasti i vetëm në historinë e shtetit shqiptar), Berisha u kthye në fantazmë. Si mund të bëhet i keq një lider politik, duke jetuar jashtë politikës?
Për Berishën duhet të ankohem unë si i përndjekur dhe ish-pronar, që mbeta i nënvleftësuar… Mbeta një refugjat me Ford Fiesta të kohës së Çurcillit, jo ata që u bënë konta, u punësuan dhe gllabëruan nën emrin e Berishës..
Jo vetëm unë… Të gjithë të përndjekurit e vërtetë. Se jo të gjithë janë të vërtetë. Ka dhe të përndjekur fallco. Edhe ministrja Balluku është e përndjekur, por kur ta mbarojë autostradës Plloçë-Qukës, do ta emërojë, autostrada Enver Hoxha. Se Beqiri para pushkatimit tha: “Më dënon partia ime… Rroftë partia ime…!”
Të përndjekurit e vërtetë kanë thirrur nësallat e gjyqit: “Të rrojë Shqipëria! Të rrojë Kosova!”; “Rrofte Krishti mbret!”; “Rroftë Shqipëria etnike!”apo “Rroftë Korça!”; siç thirri Asllan Bejko Nikolica..
Shoqatat janë mbushur me të persekutuar fallso, bile dhe ish sigurimsa..
Edhe demokratë fallco ka sa të duash… Me demokratë fallco, partia demokratike nuk mund të jetë plotësisht demokratike..
Edhe unë, kërkoj qiqra në hell. Akoma kam dyshim se edhe partia e Biden në Amerikë, a është ajo vërtet demokratike e vendit më demokratik në botë…Jo më një parti e Berishës apo e Bashës, e një populli 50 vjet infektuar me komunizëm!
Nga kjo parti demokratike, të përndjekurit mbetën më të paprivilegjuarit..
Si i përndjekur, kisha përgatitur para shumë vitesh, një fletë-rrufe për Berishën… Po sa të madhe: Sa një faqe mur, se na la në baltë ne të përndjekurve, kur e kishte në dore, edhe gurin  edhe arrën..
Por ndodhi që ndrrova shtëpinë ato ditë dhe fillova t’i jap pak të drejtë Saliut..
Unë ndrrova shtëpinë e më lojti mendja, pa le të ndërroja sistemin. Saliu e mori përsipër të ndrrojë sistemet. Një barrë mjaft e rënde, sidomos të ndërrosh sistemin komunist… Aq më keq akoma, në Shqipëri. Apo shkulet lehtë komunizmi nga mendjen e ne shqiptarëve… “Sistemin e ndërruam por këtij populli i duhet ndruar truni!” –  thoshte At Zef Pllumi…
U zgjata ca si shumë por e kanë fajin ata që më ngacmojnë. E shoqërojnë urimin e vitit të ri, me këto ngacmime politike…
Kur e dinë që unë nuk jam politikan. Unë shkruaj ato që kam përjetuar, ato që kanë ndodhur, shkruaj për padrejtësitë e shekullit të shkuar, jam adhurues i humorit, e urrej te keqen, dashuroj të mirën! Ky jam unë…
Natyrisht që jam demokrat dhe demokrat me kuptimin e plote të fjalës… Veçse kam një ndryshim të vogël, me demokratët e tjerë..
Jam një lloj tjetër demokrati: Demokrat pa parti!”
Gëzuar!

Marrë nga muri i FB Meti Fidani, 2 janar 2024

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.