back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 16 Dhjetor, 2024

Urrejtje jo letrare dhe pushkatime letrare! – nga Hortensia Haxhiademi Pellumbi – në gjegje të shkrimit “Idhuj të Zgavërt”

Gazeta

Hortensia Haxhiademi
Hortensia Haxhiademi

Urrejtje jo letrare dhe pushkatime letrare!

nga Hortensia Haxhiademi Pellumbi

në gjegje të shkrimit “Idhuj të Zgavërt”

Së pari Jozef, të dy pajtohemi me mendimin që një (çfarë…mund ta quaj? shkrim, esse, kritikë?! jo asnjë s’i përshtatet të shkruarës të Vehbiut, ka dalë jashtë çdo kufiri moral & letrar); pra i pari mendim imi ishte: një “akademik” i tillë që e fillon e mbaron çdo fjali të Përçartjes me forcën e supozimit… (“tani le të supozojmë që; tani të supozojmë këtë tjetrën…”) një i tillë nuk meriton përgjigje!
Megjithatë, mbase i duhej një përgjigje sidoqoftë. Sepse është mëse e vërtetë ajo që thoni e që thekson znj. Hall që ai bashkë me një epokë të tërë letërsie ka damkosur!(po), ka vocërruar e shpërfillur një brez të tërë lexuesish – si i paaftë të zgjedhë e të kuptojë; e të mbrrijë vetë lexuesi në përfundimet e veta! Është një parafabrikat që e njohim mirë fare, servirej atëbotë në banga shkolle dhe ishte “open” Shut case e shut përgjithmonë!
Problemi i Vehbiut është që ai po e servir të njëjtën gjuhë urrejtje ku flet veç Nji… e të palexuarit ndigjojnë – në një kohë që asnji nuk pyet më për Njisha. Gjithsecili mund të mbrrijë në përfundime të vetat, edhe më mirë: mund t’i mendojë e shprehë pa ndroje. Që nga kjo pikëpamje, të atilla “shkrime” janë të destinuara të shkojnë Kurkund. Ata janë jashtë kohe sikurse çdo gjë e kohës që i polli.
Problemi tjetër i tij, është sepse ai është gjenetikisht i programuar i paaftë të shkruajë për figura shumëfaqëshe. Vetëm kjo së pari e ngatërron, ose e tërbon:). Sido që të jetë njera a tjetra – shanset janë po kundër tij të merret me figura poliendrike – sikurse ishin këta patriotë,
-këta europianë në dije – shqiptarë në shpirt!
-këta orientalë në dashni e oksidentalë deri në mahni!
-që fatmirësisht ndodhi të kishin lindë me një lyrë & me një tingull.
-dhe për dritë të shkruanin poema; e bukur shumë ❤️
-por ndodhi edhe të paguanin një çmimin më të madh për si e jetuan jetën e si e kënduan vargun.

.

Etëhem Haxhiademi - Vepra e Plotë
Etëhem Haxhiademi – Vepra e Plotë

Problemi i Vehbiut është sepse përdor po përdor po veprat e krimin e etërve e idhujve të vet si kryefjalë kundër të mive! Ky është problemi i tij: Vehbiu ka vendosur kryefjalë e Armë kryekput në pusullë Persekutimim – e vetmja gjë që nuk ishte meritë e gjyshërve të mij, por e idhujve të tij. E me persekutimim, sikurse edhe dje – kërkon të fshijë gjithçka të bukur e fisnike që lexues, si unë e shumë si unë kemi trashëgim!
Sikurse thekson z. Robert Martiko❤️ jashtë kohe!
Nuk ka vend, segment në prehnin e kohës për Vehbiun e pareferencave (apo qoftë edhe një përpjekje për një fjali serioze që t’i shëmbëllejë një studimi disi letrar!), nuk ka vend koha më për urrejtje jo letrare & pushkatime letrare! Veç për ata që e deshën…!
Ruaju zemëratës të të mençmit dhe të urtit! Sepse, eh:)- po përpiqem të zgjedh një paragraf nga shkrimi yt Jozef, sikurse ma ka gjithnji ënda. Edhe, jam pa fjalë!!! Nëse Vehbiu e lypi ca kohë të vyer e një përgjigje,
– shkrimi yt është krejt kryefjalë.
Ta marrin ta vënë poshtë kresë të tillët si Bibël!!! sepse nuk është më rreth Haxhiademit e Kolegëve të Tij. Tash ështe truly:
Esenca e një kohe realsoc të vdekur… dhe asaj që jetojmë!

.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.