back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

“Vajza shqiptare” një prej joshjeve krijuese që dehën botën e ëndjeve delikate të penelit të Jan Frederik Pieter Portielje – nga Albert Vataj

Gazeta

"Vajza Shqiptare" Jan F. P. Portielje
“Vajza Shqiptare” Jan F. P. Portielje

“Vajza shqiptare” një prej joshjeve krijuese që dehën botën

e ëndjeve delikate të penelit të Jan Frederik Pieter Portielje

nga Albert Vataj

Ai i përkiste një shekulli të gabuar, por kjo nuk e penalizoi, përkundrazi ushqeu ambicien e tij artistike, shpirtërore gjithashtu, për të pasuruar pikturën, galerinë e tij krijuese me femrën, vetë simbolin e bukurisë dhe sharmit, hireve dhe elegancës, tundimit dhe dalldisjeve. Në kohën e tij, të paktë ishin aq të “dashuruar” me femrën si subjekt artistik dhe muzë frymëzimi. E velur ishte tabloja nga kjo hare e stinës së shpirtit dhe dëshirimeve. Shekulli XX, të cilit i përkiste ai, kjo delikatesë dhe sypamësi e epshur dëshirimeve, e pati të cekët gufimin e të pakët vërshimin. Është fjala për piktori Edward Antoon Portielje, vepra e të cilit daton në fillimi të shekullit XX, nga Antwerp. Ai tregoi një interes për tema në dukje pa ngjashmëri ndërmjet tyre. nga njëra anë, imazhet e tij të gruas shtëpiake, të cilat përcjellin një ndjeshmëri të një kujdestari sqimatar femëror dhe mjedisit gjithëpërfshirës, ndërsa përshkrimet e tij të peshkatarit holandez, sugjerojnë një shkathtësi në zgjedhjen e lëndës dhe ekzekutimin pikturor. Audienca moderne do të njihet më shumë me veprat e tij kushtuar përjetësimit të kultit të femrës, të cilat për nga romantika e këndshikimit dhe e trajtimit artistik i shkojnë mjeshtrave të shekullit XVII, të cilët e shprehin këtë kumt krijues përmes vështrimeve në aspektet e jetës së përditshme.
Piktura “Vajzë shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez Jan Frederik Pieter Portielje, realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet e galerisë së punëve të piktorit, nga më të veçantat e atij kulmimi femëror në tablo.
Pesha meditative e modeles deshifrohet qartë në prarim i tendosur të gjendjes. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin.
Galeria e tij krijuese pasurohet nga portrete, përfaqësime të zonjave elegante në kopsht apo në park, në ambiente luksoze. Tematika e tablove të tij përfshinte, kryesisht portrete zonjash, grashë dhe vajzash në momente të ndryshme, kryesisht atyre meditative, dhe jo vetëm, një mundësi kjo për të nxjerrë në pah profilin e tyre psikologjik, por edhe hiret e tyre, veshjet dhe larminë në këtë tërësi ekpozimi bukurie. Tablotë e tjera kanë si tematikë; dy zonja, zonjë me fëmijë, dy fëmijë; me informacione anekdotike, si shkrimi ose leximi, admirimi i një vizatimi, lule apo një cope bizhuteri, duke luajtur në mandolinë ose kitarë, etj.
Bustet e grave, përfaqësime të llojeve perëndimore, jugore ose orientale, shpesh të dekoruara me xhevahire dhe të trajtuara me korrektësi dhe vërtetsi, veshjet e tyre, pjesë e rëndësishme dhe domethënëse të nacionalitetit që përfaqësojnë. Piktura e tij është realiste me një vëmendje për detaje dhe cilësi. Ajo është menduar si një pikturë elegante e zhanrit pa shumë thellësi. Por në të është trajtuar me shumë korrektësi detaji, ndoshta duke ruajtur me fanatizëm gjithë atë ansambël të ojnisjes dhe bukurimit të këtyre grave. Veshja, bizhutë, aspekti tradicional dhe nacional i këtyre elementeve, vijnë nëpërmjet Edward Antoon Portielje dhe grave që ai ka pikturuar, si një etapë njohëse dhe përjetuese të atyre grave dhe vajzave. Tabloja arrin të përcjellë portretet, si në një paradë, ku koha sfidohet dhe kufinjtë zihen në grackë, ku bota e brendshme e grave tregohet me kaq çiltërsi dhe fshihet me kaq finesë pas impaktit.
Për disa piktura ai ka punuar me një artist tjetër. Për shembull, pikturat njihen së bashku me Frans Lebret (1820-1909) dhe me Eugène-Remy Maes (1849-1931).
Portielje ka punuar intensivisht me tregtarët e artit për marketingun e prodhimit të tij, të tilla si me Albert D’Huyvetter dhe djalin e tij Albert junior në New York City dhe me Prinz Bros., tregtarët e artit në Brooklyn dhe Chicago.

Jan Portielje - Eastern European Beauty
Jan Portielje – Eastern European Beauty

Jan Frederik Pieter Portielje u lind në Amsterdam më 20 prill 1829 dhe vdiq në Antwerp më 6 shkurt 1908. Piktor holandez-belg ishte fëmija i dhjetë, nga njëmbëdhjetë që kishte Gerrit Portielje, një shitës librash dhe botues në Amsterdam dhe Jacoba Zeegers. Jan Frederik Pieter Portielje ishte student në Akademinë e Amsterdamit nga 1842 deri në 1849 me, së bashku me Valentijn Bing dhe Jan Braet von Überfeldt. Ndërmjet viteve 1851 dhe 1853 ai qëndroi në Paris disa herë për një periudhë më të gjatë, gjithashtu edhe muajve të verës kur Akademia u mbyll për shkak të festave. Ai punoi si një portretist dhe kjo i dha mundësi që ai të kishte një klientelë në rritje në Bruksel dhe Antwerp.
Pas studimeve, Portielje vazhdoi të jetonte në Antwerp. Në 1853 u martua me Eulalie Lemaire (Antwerp, 1828-1903) dhe i lindi fëmijët Auguste (°1854), Gerard (°1856), Victor (°1857), Edward (°1861) dhe Hortence (°1862). Gerard dhe Edward gjithashtu u bënë piktorë.
Portielje u varros në Antwerp mbi Kiel, por më vonë u transferua në varrezat e Schuneselhof.
Marrë nga muri i Fb i Albert Vataj, 24 gusht 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.