back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Valltarë apo Akrobatë? – nga Artan Gjyzel Hasani

Gazeta

Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës
Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës

Valltarë apo Akrobatë?

nga Artan Gjyzel Hasani

Një lajm i mirë dhe një sëmundje e vjetër e shqiptarëve.
Kosova zgjedh përseri një presidente femër. Vjosa Osmani emri i saj. U hoqën qafe emrat dalëboje të të fortëve që kanë qeverisur pa sukses shtetin e Kosovës. Tani është radha e të zgjuarve. Ky është lajmi i mirë. Risì!
Euforia gjer në ekzaltim dhe ekstazë, jo vetëm i feministeve, por i shumicës dërmuese të publikut për dikë që akoma nuk është provuar në detyrën e sapomarrë është semundje e vjetër e jona.
Gëlonte dhe akoma gëlon Facebook nga një entuziazëm që nuk ishte parë në ato vise që nga bombardimet e NATO-s mbi Beograd, formimi i shtetit të Kosovës apo shenjtërimi i Nënë Terezës.
Kështu kemi brohoritur deri në pështirosje edhe për Albinin, Edvinin, për këta që përfaqësonin shpresën dhe ndryshimin e madh. Pastaj zhgënjimi po aq i madh.
Kemi brohoritur e vënë dorën në zjarr edhe për ca burra të tjerë para këtyre. E përsëri zhgënjimi.
Dhe para tyre histeri dhe ekstazë për diktatorin E. Hoxha.
Dhe pastaj zhgënjimi me koston më të lartë për publikun idhujtar dhe mbarë popullin.
.
Presidente Vjosa & Kryeminister Albini
Presidente Vjosa & Kryeminister Albini
Duket që shqiptarët nuk shërohen dot nga kjo sëmundje e neveritshme e krijimit paradhënie të Idhujve.
Akoma i quajnë “udhëheqës” të zgjedhurit e zemrës së tyre politike dhe harrojnë që për vende pa peshë si Shqipëria dhe Kosova nuk ka më udhë për t’u hequr, por ka veç një valle për t’u hedhur. Dhe atë valle e kanë krijuar të tjerët dhe jo ne shqiptarët.
A do ta heqë vallen e tyre globaliste Vjosa Osmani? Apo do të bëjë akrobaten mbi telin e tendosur të patriotizmit tonë të rremë e patetik?
Të dy opsionet nuk më ngjallin ndonjë optimizëm afatgjatë në raport me vetë Kosovën ku, ashtu si edhe në Shqipëri, kemi korrur atë që kemi mbjellë ne vetë.
Po mbase jam gabim dhe kjo mbetet për t’u parë. Deri atëhere urime dhe sukses në punën e re, zonja Presidente!
 .

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Një gjykim racional dhe absolutisht i drejtë. Nuk kemi pse bëjmë asnjë tifo për politikën shqiptare, dhe jam totalisht dakort me vallen që duhet hedhur me ca pipëza që janë mjaft shurdhuese… Asnjë eufori për njerëz të paprovuar dhe asnjë daulle për çfarëdo zgjedhje… Politika kërkon njerëz që të jenë koshiente që në të keqen e madhe, duhet t’u shkaktojnë shqiptarëve të keqen më të pranueshme prej tyre… Ne duhet të jemi të ndjeshëm që të mos pajtohemi më të keqen e papranueshme… Sepse eksperienca duhej të na kishte mësuar… se edhe një e mirë e përkohshme shpejt bëhet e keqe dhe mbasi bëhet e tillë tenton të bëhet e papranueshme… 
    Urime Artan për këtë shkrim tejet pozitiv… si gjithherë shkrimet e tua…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.