back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Varrosja vertikale dhe humbja e kafkës së Havzi Nelës – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Rivarrimi i Poetit kuksian Havzi Nela
Rivarrimi i Poetit kuksian Havzi Nela (1993)

Varrosja vertikale dhe humbja e kafkës së Havzi Nelës

nga Kastriot Dervishi
 
Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo nuk ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale, sipas rregullores nr. 01-46, datë 30.3.1984. Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, nxori urdhrin nr. 1258, datë 9.8.1988 për ekzekutimin e vendimit me varje në litar të Havzi Nelës, i cili duhet të kryhej të mërkurën e më 10 gushtit, ora 3.30. Për zbatimin e urdhrit u ngarkua Dega e Punëve të Brendshme Kukës.
Havzi Nela u ekzekutua në litar mëngjesin e datës 10.8.1988 në sheshin e agjencisë së udhëtarëve në Kukës. Në procesverbalin e ekzekutimit thuhet: “I mbajtur sot më datën 10 gusht, mbi ekzekutimin e vendimit të dënimit me vdekje, varje në litar të të dënuarit Havzi Nela. Pasi ju komunikua vendimi nga prokurori i rrethit se do të ekzekutohet vendimi, ju kërkua të thoshte fjalën e fundit. I dënuari në fjalët e tij të fundit tha: “I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me vete. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër këmbë. Kam 910 lekë dhe kërkoj që këto t’i jepen të afërmve të mi (nënës)”.
.
Busti i Havzi Nelës në Kukës
Busti i Havzi Nelës në Kukës
Pastaj u bë ekzekutimi. Disa minuta pas ekzekutimit u kontrolluar nga mjeku i cili deklaroi se i dënuari ka vdekur. Ekzekutimi u bë në orën 3.30 të datës së mësipërme te sheshi i agjencisë së udhëtarëve në Kukës”.
Nënshkrimi u bë nga prokurori Nikollaq Helmi, shefi i policisë Maksim Feka dhe mjeku.
Për ta varrosur, xhelatët zgjodhën një metodë origjinale, por tërësisht mizore. Duke përfituar nga fakti që uji liqeni i Kukësit gjatë muajit gusht ishte më i pakët dhe tërhiqej në brendësi, xhelatët zgjodhën pikërisht hapësirën që në dimër do të ishte e përmbytur. Ata gjetën zbrazësinë e një shtylle dhe e futën aty Havziun e vdekur, duke përllogaritur që koka të rrinte në sipërfaqe. Duke bërë një varrim jo shumë të thellë, ata kishin llogaritur që gjatë dimrit ujërat e Drinit jo vetëm do ta zbulonin, or do ta lëkundnin e më pas do ta shkulnin kafkën e Havziut nga vendi i varrimit për ta çuar në drejtim të rrjedhës së Drinit te hidrocentralet e mund më tutje në det. Skema e këtij rasti, e ideuar nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës e drejtuar nga Federik Ymeri, ishte vërtet horror. Kur u gjetën e eshtrat e Havzi Nelës në vitin 1993, si pasojë e kallëzimit të një polici pjesëmarrës në të, u konstatua se skeletit i mungonte kafka.
.
10 gusht 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.