Vatra është e shqiptarëve – jo e politikanëve shqiptarë!
Deklaratë nga Vatra Manhattan Branch
Të dashur miq, motra dhe vëllezër Vatranë!
Ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm, për Federatën PanShqiptare “Vatra” të Amerikës dhe ekzistencën e saj.
Vatrat nuk mund të heshtin më.
Padrejtësia e një grupi armiqësor jo vatranë (në sjellje) ndaj Vatrës po tenton shkatërrimin e plotë të saj në mënyra jodemokratike. Të vetemëruarit duan të sundojnë vatranët dhe ta marrin peng Vatrën me Thanasrat e partisë me shokë. Të paudhët janë vënë në shërbim të politikanëve të korruptuar shqiptarë. Duhet të reagoni ndaj tyre. Marsi vendos Vatrën të egzistojë apo të shuhet.
Të vetëshpallurit, kanë tejkaluar çdo normë demokratike. Në mënyrë të vazhdueshme, të pamandatuar, këta pengmarrës, krijojnë degë të rreme, këshilla fallco dhe drejtues të rrejshëm, takohen me autoritetet shtetërore të Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi, thuaj se janë nën drejtimin e tyre.
Maskarada e politikanëve jashtë Amerikës duhet të marrë fund tani. Vatra nuk mund të jetë peng i këtyre rrymave. Vatra është e shqiptarëve dhe jo e politikanëve shqiptarë. Thirrje Ambasadës Shqiptare, Ambasadës se Kosovës dhe asaj Malazeze: “Larg duart nga Vatra”
Të qëndrueshmit gjithmonë fitojnë, bashkimi është shresa që Vatra të shpëtojë nga Thanasrat!!
Kryetari i Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj