back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vatra Promovon romanin e Dine Dines “Mbi Varkën e Karontit” (28 Prill 2018) – dhe një shënim nga Ilirjan Blloshmi

Gazeta

Të mbledhur te Vatra
Të mbledhur te Vatra (2018)

Vatra Promovon romanin e Dine Dines

“Mbi Varkën e Karontit” (28 Prill 2018)

Vatra – në promovimin-debat pёr krimet e komunizmit, i pranishёm shkrimtari Visar Zhiti
Me 28 Prill 2018, Vatra promovoi
-Romanin e Dine Dines “Mbi Varkën e Karontit” dhe një
-Debat mbi krimet e diktatures komuniste nё Shqipёri, mosndёshkimi i fajtorёve si dhe informimi i brezit tё ri nё ShBA me kёto krime/
Romani “Mbi Varkën e Karontit” përcjell një kalvar të dhimbshëm vuajtjesh, përmes të cilit, ka kaluar vetë autori. Në këtë roman Dine Dine ka krijuar simbolikën e varkëtarit të famshëm që kalonte shpirtrat e të vdekurve nga njëri breg i lumit në tjetrin.
Këtë roman për vlerat që mbart dhe simbolikën që përcjell, Vatra po e përkthen në gjuhën angleze për t’i mundësuar brezit të ri në SHBA njohjen me krimet e diktaturës komuniste. Përkthimi ka përfunduar dhe së shpejti vepra do të botohet.
Adresa: Vatra – 2437 Southern BLVD – Bronx, NY 10458
.
Ilirjan Blloshmi me Visar Zhitin dhe të shoqen Edën
Ilirjan Blloshmi me Visar Zhitin dhe të shoqen Edën

Fisniku Visar Zhiti! Faleminderit Dine Dine

nga Ilirjan Blloshmi

Kisha kohë që nuk kisha qënë tek Vatra këtu në New York. Arsyet kanë qënë politike sepse unë shaj Berishën kjo është cool fare po fare. Sot isha sepse u promovua libri Dine Dines. Djalin e Dines e njoh, me ftoi, i thashë do të vij, nuk i thashë gjë se unë jam “armik” i Vatrës, disa persona u habitën, zgurdudhuan sytë, – nejse u përshëndeta me të zotin e punës. Nuk i thashë as Ervinit dmth të birit e as vetë Dines që e kam lexuar librin.
Nuk e kam zakon që të shkoj në të tilla evente pa lexuar librin. Libri ka një labrint që vetëm ata që kanë kaluar në “kurriz” kalvarin e vuajtjeve e kuptojnë, të tjerët bëjnë llogje Kavaje.
Libri të “shtie frikën” kur e lexon, akt-akuzat e diktaturës, dënimet, internimet, që përcjell e të duken sa abstrakte dhe të paimagjinushme. Mjafton simbolika e varkëtarit të famshëm që kalonte shpirtrat e vdekur nga njëri breg i lumit ne bregun tjetër. Për të kuptuar ferrin që kanë kaluar. Teksa po kaloja në mendje copza të librit.
Befas tek dera u shfaq Visar Zhiti bashkë me bashkëshorten Edën. Kisha kohë pa e takuar, e përshëndeta, e përqafova kishte mbetur po ai fisnik që ka qënë, (thonë që kur përqfon një burrë shpatullat e tij tregojnë shpirtëroren). Në sallë filluan belbëzimat, zhurma, shtrëmbimi i buzëve, psherëtimat. Visari dhe familja Dine njihen që në kohën kur burrat bënin burg politik, e fëmijët, nënat, bashkëshortet ishin në internim. Fisnikria e Visarit u tregua dhe sot kur për një bashkëvuajtës, udhëtoj 5 orë nga Washington DC deri në New York. Në bisedë e sipër mora vesh se Visarin e kishin emëruar në ambasadën tonë këtu në USA. M’u bë qefi, m’u bë zemra mal, burri fisnik me flokët e bardhë që rrinte para meje, ishte vlerësuar nga një qeveri e majtë, e jo nga një qeveri e djathtë.
.
Dine Dine - Mbi Varkën e Karontit - Roman
Dine Dine – Mbi Varkën e Karontit – Roman

.

Pasi mësova për Visarin, aty i kuptova pse kur ai hyri në derë, filluan pshëtërimat, belbëzimat, shtrëmbimi i buzëve. Ajo sallë m’u duk si te “Gomari i Babatasit” i At Gjergj Fishtës. Po të shikosh veprën e Fishtës shikon që gomari i babatasit ka tipare njerzore, sepse është në një proces transformimi, ka një buzqeshje si sfinks. Siç na tregon Ati. Babatasi ftohet nga pari i vendit për të ndërtuar Muzeun Kombëtar. Por për të ndërtuar duhet të mbledhë gjëra nëpër Shqipëri. Ai blen një gomar, të cilit i ndodh një transformim i çuditëshme, ai kthehet në njeri dhe futet në parlament. Disa njerëz që ishin aty dhe që janë transformuar fiks si “Gomari i Babatasit” nuk e kuptojnë dot faktin se fisniku Visar nuk ka nevojë për poste e as për kolltukë. Ashtu si Fishta shkruan:
“Ju rrugaça e sallahana
vagabonda, shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij”
Duhet të kuptoni se edhe universi i politikës, si çdo univers i ka të gjitha brenda vetes. Ka lindjen, jetën, dritën, hijet, errësirën, varret, sekretet, dashuritë, incestet, madje ka dhe morgun e vet. Politka ka hyrë aq keq në ne sa çdo gjë e shohim me lenten politike. Vatra duhet të jetë e të gjithëve jo e X grupi apo e Y grupi. Vatra nuk duhet të merret me politikë, duhet të flasë me emra të njëjtë. Të merresh me politikë do të thotë mos jesh i lirë, të mos thuash kurrë atë që mendon, të bëhesh cinik, rrëshqitës. Në universin e politikës e nis nga vdekja dhe jo nga lindja, e veçanërisht në Shqipëri.
Këta “rrugaçë e sallahnë” që ishin sot aty përbuzën Visarin si njeri që ka pranuar të marrë një detyrë nga një qeveri që sipas tyre është komuniste.
Këta “vagabonda, shakllabanë” ishin sot aty për veten e tyre, nuk ishin as për Dine Dinen, e as për Visarin. Ishin aty sepse kanë interesa me të gjithë ata që financojnë Vatrën. Donin që t’i tregonin Fatmir Mediut se ja jemi ne nuk e lëshojmë. Donin t’i tregonin Sali Berishës se ja ku jemi se mos kujton se të harruam.
Këta “rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij” e kanë çuar Vatrën në at pikë sa nuk kanë një korrnizë për të vënë fotografinë e Konicës, nuk ka një gozhdë të varin foton e Nolit. Faleminderit Dine Dine që na bërë bashkë, faleminderit që na solle Visarin sot kuptova që shtresa jonë është e nderur që ka vlera si Visar Zhiti. E Shqipëria jonë ka një intelektual që na i rrit vlerat në Washington.
Marre nga Muri i fb Ilirjan Blloshmi, 29 prill 2018
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.