back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Vdekja e Lordit Jakob Rothschild – dhe një shënim nga Kostandin Koliqi

on

|

views

and

comments

Jakob Rothschild (1937-2024)
Jakob Rothschild (1937-2024)
Vdekja e Lordit Jakob Rothschild
dhe një shënim nga Kostandin Koliqi

Lexoj, se para dy ditësh, paska vdekur Lordi Jakob Rothschild.
Janë të shumta komentet për këtë vdekje, shumica negative, por janë edhe disa komente të politikanëve që shkruajnë me superlativa për jetën dhe aktivitetin e këtij personaliteti, kryesisht në fushën financiare.
Gjithsecili ka mendimet e veta por, mendoi se politikanët, për disa persona, kaq publikë, janë të detyruar të publikojnë mendimet, jo realishte se çfarë mendojnë për të.
Unë po publikoj mendimet e mia, për çfarë kam parë dhe kam prekur për këtë person kaq shumë publik.
Në vitin 94, Lordi Jakob Rothschild, jetonte në Korfuz, së bashkë me të bijën e tij. Thuajse përdite, me një motobarkë, vinte në Butrint dhe me polumbarë të lehtë, të dy zhyteshin në brigjet e Butrintit dhe mbushnin rrjetat me mbetje arkeologjike, i mernin me vehte në Greqi.
Pasi informohemi për çfarë po ndodhte, e ndaluam… dhe për këtë vjedhje jo të vogël, ju filloi edhe çeshtja penale. Jo shumë vonë, na erdhi porosia nga Tirana ku na thuhej: “Ej, djema… po hetoni një Lord! A kemi ne këllqe që ta dënojmë një Rothchild?!
U mbyllën dosjet, por këtij hajduti iu ndalua të futej në Sarandë dhe në veçanti në Butrint…
Ne vitin ‘97, rrebelimi i armatosur, pruri në pushtet bijtë e diktaturës komuniste. Me ardhjen e tyre, ju rihap rruga Lordit Rothschild. Ai jo vetëm që mund të bënte çfarë të donte në Butrint, por për të kamufluar vjedhjet e mbetjeve arkeogjike, bile krijoi edhe fondacionin Butrinti, nën drejtimin e tij…
Në fakt, vjedhja më e madhe e mbetjeve arkeologjike me origjinë Ilire, të çertifikuara ndërkombtarisht, u organizuar nga arkeologu Neritan Ceka, që në atë kohë ishte edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës… gjë për të cilën kam dëshmuar shumë vite më parë…

Marrë nga Muri i FB Kostandin Koliqi, 27 shkurt 2024

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.