back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Vdekja e një dashurie… (Insciallah) – nga Oriana Fallaci

Gazeta

Oriana Fallacci - Insciallah
Oriana Fallacci – Insciallah

Vdekja e një dashurie…

nga Oriana Fallaci

Vdekja e një dashurie është si vdekja e një personi të dashur.
Le të njejtin gjymtim, të njejtën boshësi, të njejtën shtysë për t’iu dorëzuar atij boshi. Madje edhe nëse e ke pritur, shkaktuar, dashur për vetëmbrojtje, mirëkuptim o nevojë lirie, kur mbrrin, ndihesh e (i) paaftë. E gjymtuar. Të duket sikur ke mbetur vetëm me një sy, vetëm me një vesh, vetën me një mushkëri, vetëm me një krah, vetëm me një këmbë, me tru të gjysmuar dhe s’bën tjetër veçse thërret vazhdimisht gjysmën e humbur të vetes tënde: atë me të cilin o të cilën ndiheshe e plotë…
Duke bërë këtë nuk kujton aspak fajet e tij, frikërat që të shkaktonte, vuajtjet që të impononte. Trishtimi të sjell kujtimin e një personi me vlerë, bile të jashtëzakonshëm, të një thesari të veçantë të kësaj bote. Është e kotë të thuash që kjo është një fyerje i logjikës, një ofendim i inteligjencës, një mazokizëm. (Në dashuri logjika nuk shërben, inteligjenca s’është e dobishme e mazokizmi arrin majat për psikiatër).
Pastaj, pak nga pak, kalon. Ndoshta pa qenë i ndërgjegjshëm, plaga fillon e fashitet, boshi zvogëlohet dhe kundërshtia për t’iu dorëzuar atij zhduket. Së fundmi bindesh se objekti i dashurisë tënde të vdekur nuk ishte as ndonjë person me vlerë, as i jashtëzakonshëm, as thesari i vetëm i botës dhe kështu nis e zëvendëson me një gjysmë tjetër që supozohet gjysma e vetes tënde dhe mbas njëfarë kohe e rifiton integritetin tënd.
Por në shpirt të ka mbetur një mbresë e shëmtuar, një njollë e zezë e përçudshme dhe kujtohesh… që nuk je më ai ose ajo që ishe para humbjes. Energjia jote është e pavlerë, kureshtja jote është dobësuar dhe besimi në të ardhmen është mekur, sepse ke zbuluar që ke çuar dëm një pjesë të ekzistencës që askush s’do të mundet ta rikthejë.
Ja pse, një dashuri lëngon pa rrugëzgjidhje, edhe nëse e kuron dhe sforcohesh për ta shëruar. Ja pse edhe në gjendje kome, kërkon të shtysh atë çastin gulçues, në të cilin do të shpërthejë e fundmja frymëmarrje: ndaj e ruan e në heshtje lutesh që të jetojë akoma, qoftë edhe një ditë, një orë ose një minut. Ja pse në fund, edhe kur pushon së marri frymë, ngurron ta varrosësh o më tepër, provon ta ringjallësh…
Ngrihu Lazar edhe ec!

“Inshallah” nga Oriana Fallaci
Përktheu Keti Dibra

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.