back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Vdes Abdurrahman Miftar Kaloshi – Njeriu që kaloi 46 vite në interrnime…

Gazeta

Abdurrahman Kaloshi, e shoqja, Mirsia dhe njëri nga djemtë, Lushnje viti 1965
Abdurrahman Kaloshi, e shoqja, Mirsia dhe njëri nga djemtë, Lushnje viti 1965

Vdes Abdurrahman Miftar Kaloshi

Njeriu që kaloi 46 vite në interrnime…

Të dashtun miq e dashamirë, shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora,
Ju bëjmë me dije se sot është një ditë ndryshe për familjen tonë po edhe për Fisin e Kaloshëve të Dibrës, nga shkaqe të natyrshme është ndarë prej nesh sot me datë 8 janar 2021, Abdurrahman Miftar Kaloshi, vjeç 93.
Abdurrahman Kaloshi ishte i biri i major Miftar Kaloshit dhe Sheme (Sufe Ndreut), vëlla i Sakipit, Manes, Xhemalit, Lijes, Dritës dhe Ylles, Bashkëshort i bijës së Sul Demirit të Boshtovës, Mirsies, dhe baba i Mimozës, Kastriotit dhe Nurit. 
Xha Durroja lindi në Kandërr te Kastriotit të Dibrës në Gusht 1929, u rrit nga një familje autoktone Dibrane. Ai filloj të shkollohej në Interrnati Dibran, Shkollë e ndërtuar prej axhës së tij Murat Kaloshi, por shpejt jeta e tij do të niste si një kalvar i pafund burgjsh e interrnimesh dhe vuajtjesh të pashoqe. Ai bashkë me disa anëtarë të fisit Kaloshi si Xhevdetin, Bajazitin Sherifin, Gazmirin dhe Xhelalin, të cilët për gati një gjysëm shekulli luftuan dhëmbë për dhëmbë me Diktaturën më të egër që vuajti historia e shqiptarëve! Ai dhe familja e tij punuan në fushat e Myzeqesë në punët më të rënda dhe vuajtjën me dinjitet pa u ankuar kurrë. Familja Kaloshi vuajti në kampet e interrnimit të Beratit, të Tepelenës, të Porto Palermos, të Çermës, të Savrës dhe së fundi në kampin e Gradishtës deri në vitin 1991.
I përjetshëm kujtimi i Abdurrahman Kaloshit!
Varrimi do të kryhet në Tiranë, në varrezat e Sharrës.
Vizitat pranë banesës së djalit të tij Kastriot Kaloshi, Rruga Andon Frashëri, Laprakë, Bar Kafe 21!
Ju ftojmë të merrni pjesë në varrim dhe më pas të mblidhemi në Restorant “Lepeja” – Pranë Fabrikës së Tullave, Edil Centro mbi shinat e Trenit, 
Miqsisht Familja Kaloshi 
Edhe një herë varrimi do të bëhet në Sharrë-Tiranë, me datë 9.1.2022,
Ora 11.00

Familja e Lazër Radi - Cerme 1959
Familja e Lazër Radi che Abdurrahmani Cerme 1959

Me rastin e kësaj humbje të rëndë për familjen Kaloshi, gjej rast t’i ngushëlloj fëmijët e Durros: Mozën dhe Jotin dhe nipat dhe të afërmit e tij, si dhe t’u shpreh nga zemra ngushëllimet e mia të sinqerta nga larg, në pamundësi të marrjes pjesë në përcjelljen e tij të fundit. Abdurrahmani dhe Mirsia kanë qenë miq të familjes sime si në Çermë dhe në Savër, dhe kanë pasur mardhënië shumë pozitive mes tyre e në mënyrë të veçantë me nënën e Abdurrahmanit, të paharrueshmen Sheme!
Të qoftë i lehtë dheu Durro!
Me respekt familja Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.