back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Mars, 2025

Vëllezër shkodranë! Mos harroni se jeni Shqiponja! – mesazh për artistët shkodranë nga Jetmir Barbullushi

Gazeta

Kalaja e Rozafatit - Shkodër
Kalaja e Rozafatit – Shkodër
Vëllezër shkodranë! Mos harroni se jeni Shqiponja!
mesazh për artistët shkodranë nga Jetmir Barbullushi

“Oh, Shkodër, Shkodër,
çfarë vendi të bukur dhe madhështor
paska zgjedhur shqiponja për të ndërtuar folenë
dhe për të rritur zogjtë e saj!”
(Marrë nga Historia e Turqisë, shkruar nga Richard Knolles, faqe 416, botuar në vitin 1603)

Sulltan Mehmeti i II
Sulltan Mehmeti i II

Vëllezërit e mi gegë të maleve të gjigantëve
Këto ditë kemi ndjekur akte të pashembullta të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si qendrore ashtu edhe lokale, kundër kulturës shkodrane – xhevahirit të kulturës sonë kombëtare ndër shekuj.
Me dhimbje e kam ndjekur edhe mënyrën se si e ka shprehur brengën e tij dirigjenti i njohur shkodran, Jetmir Barbullushi.
I indinjuar nga këto veprime dhe duke qenë një dashamirës i artit shkodran, si dhe mik i ngushtë i një plejade të tërë artistësh të atij qyteti, mendova t’ju sjell në vëmendje një pasazh të rëndësishëm, të gjetur në një libër anglisht të botuar në vitin 1603, me titull:
“The Generall Historie of the Turkes, from the First Beginning of that Nation to the Rising of the Othoman Familie”
Aty citohet një moment historik i rëndësishëm: Fjalët e Sulltan Mehmetit të Dytë, i cili erdhi në Shkodër dhe e mbajti të rrethuar për dy vite (1478-1479), por nuk arriti ta pushtonte me forcë. Shkodra ra në duart e turqve vetëm përmes tradhtisë, ashtu siç mund të ndodhin tradhti të tilla edhe sot!
Më 2 korrik 1478, vetë Sulltan Mehmeti II, pas një vëzhgimi të kujdesshëm nga një pikë e lartë e qytetit të Shkodrës, tha me zë të lartë:
“Oh, Shkodër, Shkodër, çfarë vendi të bukur dhe madhështor paska zgjedhur Shqiponja për të ndërtuar folenë dhe për të rritur zogjtë e saj!”
Vëllezër shkodranë! Mos harroni se jeni Shqiponja!
Jetmir Barbullushi
Marrë nga muri i FB, Mal Berisha 18 mars 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen