back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Vendi ne Udhëkryq, Rama t’i kërkojë ndihme Natos – nga Romeo Gurakuqi

Gazeta

Historiani Romeo Gurakuqi
Historiani Romeo Gurakuqi

Vendi ne Udhëkryq, Rama t’i kërkojë ndihme Natos

nga Romeo Gurakuqi

Deklarata e orës 12.00 e datës 17.07.2016, e Kryeparlamentarit zotit Ilir Meta, është indikator i pozicionit kontradiktor të tij në lidhje vendosjen e dyfishtë politike: Ai është pjesë e koalicionit qeverisës, ndërkohë që është se paku partizan i një varianti të ndryshëm nga ai i promovuar nga Qeveria ku ai bën pjesë, i Reformës në Drejtësi.
Në thelb do të thoja që ai, si dhe kundërshtarët e tjerë të reformës së promovuar nga ShBA dhe BE, është më se shumti partizan i ruajtjes së status quo-së së sistemit aktual të drejtësisë dhe i kuadrit konstitucional të deformuar të vendit, që i ka dhënë atij dhe sivëllezërve të tij, pozicionin e pamerituar dominues në kastën drejtuese politike të vendit.
Deklarata ndërkohë përmbante një sinjal ogurzi kërcënues për vendin, të cilit hipotekisht i kujtohen skenarët e vëllavrasjes, luftës politike me burgosje dhe kaosit shtetëror, nëqoftë se dikush nga kasta aktuale politike qeverisëse dhe opozitare, do t’i bashkohet nismës së Departamentit të Shtetit të ShBA për të aprovuar me çdo kusht Reformën në Sistemin e Drejtësisë, qoftë edhe në versionin e fundit të përafruar nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit Nuland.
Pakënaqësia, në mos armiqësia e Kryetarit të Parlamentit të Republikës, ndaj përfaqësuesit të Presidentit Obama në Tiranë, Ambasadorit Donald Lu, ishte një sjellje ligjëruese e dallueshme qartësisht, indikator i pakënaqësie ndaj një mosllogaritjeje të plotë prej State Departament, të zotit Meta, si personazh politik i besuëshem në aktin e fundit të politikës republikane shqiptare.
Ligjërimi i zotit Meta, pohonte dëshpërimin e tij si dhe paralajmërimin ndaj aleatëve strategjikë, se ai nuk ka ndërmend të lëshojë vendin që ai ka, si faktor determinant në politikë dhe zotërues i botës kontrolluese financiare të vendit. Dikush nga Opozita mund të gëzohet pa u menduar thellë, se Deklarata e zotit Meta është një sinjal përgjegjshmërie për lëshim radhësh qeverisë në situatë krize dhe Shqipëria po shkon drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme, por unë mendoj deklarata për dalje hipotetike nga koalicioni, etj., është shumë më e thellë dhe më e rëndë se kaq.
Ajo është një paralajmërim se vendi ynë ndodhet para një situate të rrezikshme të paralajmërimit të kalimit në kaos dhe në djegie dokumentacionesh, faktesh, gjurmësh të veprave në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, në rast se rrezikohet establishmenti politik aktual. Kasta, qëndrestare deri dje në ndaljen e çdo reforme ndaj status quo-se institucionale, sot është e përgatitur për skenarin e tokës së djegur.
Dhe vendi qeveriset nga një Kryeministër i dobët, i pavendosur, mbushur me një mal mëkatesh edhe në rrethin e tij klientelist dhe amator në politikë, dhe kjo e rrit rrezikun për stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e paqtë të Shqipërisë. Në qoftese, reforma aktuale në drejtësi nuk do të aprovohet me datën 21 korrik 2016 dhe qeveria bie me të vërtetë dhe vendi vendoset para alternativës së krijimit të një qeverie teknicienësh, që do përgatisë zgjedhje e parakohëshme, të ndershme dhe të drejta, dhe këtu dua të besoj një herë të vetme zotin Meta, atëhere është e nevojshme që kjo qeveri të ndërtohet mbi disa parime të paanshme themelore:
1. Ajo qeveri duhet të ketë një mandat pak më të gjatë se një qeveri e mirëfilltë teknike, për shkak se duhet të përmbyllë disa drafte reformatore thelbësore, ndaj ajo duhet të të thirret Qeveria Teknike e Reformave të Qëndrueshme;
2. Ajo do të duhet të drejtohet nga një figure e spikatur, e vendosur, me integritet dhe e aftë e jetës se vendit dhe e politikës, me përvojë të rëndësishme në fushën konstitucionale dhe e se drejtës në përgjithësi, rreth së cilës do të duhet të ndërmjetësojnë realisht Aleatët tanë strategjikë dhe Presidenti i Republikës, me konsultimin e Kryeministri Aktual ne cilësinë e kryetarit të Partisëë me të madhe politike në vend dhe Shefi i Opozitës;
3. Ajo qeveri do të duhet të ngarkohet, jo vetëm me përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me një sistem votimi elektronik, por duhet të mandatohet për të përmbyllur Reformën Kushtetuese, në të cilën Drafti i reformës në drejtësi, në versionin e rekomandimit 88 të draftuar nga Zonja Nuland, të jetë i përfshirë në Paketën e Re.
4. Për këtë, Qeveria teknike do të duhet të jetë e mandatuar për të krijuar një Komison të Reformës Konstitucionale, të përberë nga pak ekspertë shqiptarë të excellencës, pa parti dhe nga profesorë konstitucionaliste të mirënjohur ndërkombëtare (si në rastin e Kushtetutës se vitit 1998).
5. Drafti i Kushtetutes së Re, që përfshin draftin e Reformes në Drejtësi, do të duhet të kalojë në referendum dhe te ratifikohet nga Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e reja.
6. Komisioni i Reformës Konstitucionale do të duhet të Përgatise edhe draftin e korrektuar të ligjit zgjedhor të pa bërë deri me tani.
7.Gjetja e një ministri të brendshëm serioz dhe të vendosur për mbrojtjen e publikut i shoqeruar nga nje drejtor policie i ri nga brezi qe ka dhene prova pergjegjshmerie ndaj ligjit. Vendi ndodhet ne udhekryq dhe eshte ne nderin e Kryeministrit Edi Rama, t’u kerkoje Aleateve te NATO-s, rritjen e pranise se tyre edhe ushtarake ne vend, per te shmangur cdo perpjekje per te destabilizuar vendin e vogel ballkanik qe nuk ngjitet dot vehte ne rangun e vendeve me standarde lirie, qendrueshmerie, sundimi te ligjit dhe rendi dhe laiciteti te kjarte dhe te pacenueshem. Pesimet e kaluara mbi kurrizin e popullit te thjeshte, nga politikanet e tokes se djegur te vitit 1997, duhet te behen mesim per Republiken e vitit 2016.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.