back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Venetikët – Arti në gijotinë…! nga Leka Ndoja

Gazeta

Krisanthi Venetiku viti 1943, në të e majtë Vasilika dhe Ermela Koço
Krisanthi Venetiku viti 1943, në të e majtë Vasilika dhe Ermela Koço

Venetikët – Arti në gijotinë…!

nga Leka Ndoja

Kam nji set fotografish familjare, në oborrin e shtëpisë sonë të gjyshit Kristaq Koço – foto të rrymës natyraliste, si fotoja ëe paraqita për herë të parë Ditën e Fotografisë – janë fotot e Krisanthi Venetikut. Si miq të afërt, ajo ka ndejtë në shtëpinë tonë pranë Kishës Françeskane të At Anton Harapit, në vitet ’40. Krisanthi, nji aristokrate, bija e Dhimitër Venetikut kishte aparat instantan me timer – pasi pozon edhe vetë me tezet jashtë Kishës Françeskane. Fotot e tjera brenda oborrit të shtëpisë janë e gjithë familja e Kristaq Koços, madje edhe e ama Vasilia.
Historia e Krisanthit dhe e të vëllait Kristo Venetikut – Kiços – mësues muzikant që ekzekutonte në kitarrë hitet e kohës në Pallatin e Kulturës së Korçës do të merrte për keq në vitin 1977.
Sigurimi sajoi nji grup antiparti në arte: dhe Krisanthi e Kiço u ndërshtinë nga bashkëpunëtorët e Partisë në Korçë në grupin e “artit dhe muzikës dekadente…”. Dëshmia rënduese e Kristo Konos ishte fatale: Kiço u dënua me 25 vite burg dhe vdiq në Spaç në duart e Robert Vullkanit, me 1985. Nëe burg shoqërohej me të gjykuemit e “Grupit Polak” si Vaskë Orgocka, ndërsa Barbara Orgocka u lirua nga burgu me presionin e jashtëzakonshëm të Shtetit Polak. Ndërsa Krisanthi kishte nji koleksion sëmundjesh dhe mbas nji greve urie vdiq në burgun e grave të Belshit, seksion i burgut të Kosovës së Lushnjes, më 1979, ndonëse kujdesej për të e për të vëllanë e motra, Neta edhe ajo me histori të trishtë.
Neta Venetiku, motra e vogël me banim në Tiranë kishte përkushtim të shenjtë peër familjen, ajo si Nëna Terezë mblidhte ndihmat – e duke shitur hurmat e baçes – mbeti burgjeve sa në Spaç e sa në Kosovë të Lushnjes e Belsh.
Udhëtimet i organizonin mamaja e Maks Velos, Neta dhe mamaja e Bert Vullkanit me taksistin humanist Rrefin që kish vëllanë në burg.
Ekspeditat e tyne ishin të përmuejshme – siç m’i ka lanë amanet Maks Velo në bisedeë. Ai më dalloi në morinë e fotove familjare, portretin e Krisanthit, fotografen me karrierë 30 vjeçare në Korçë, Tiranë etj.
Në shtëpinë e Venetikëve në Tiranë kam qenë disa herë që i vogël pranë Spitalit Pediatrik, por kjo asht tjetër histori me u tregue deri në vitin 2000. Neta kishte në oborr varrin e djalit – të shoqin e kish ushtarak austriak dhe ne – kur ishim fëmijëe – duhet të mbanim heshtje! Në të majtë të portikut mes gjelberimit e pemëve të hurnave ngrihej varri. Kur kalonim ndanë pllakës së varrit shikonim shkaras: koka e varrit mbushë me lule margerite e lulebore.

Marinta Mirakaj
Neta Venetiku jetonte e vetizoluar në dhimbjen e saj. Hapej rrallë e luftonte ditë e natë duke punuar dhe duart e saj nuk pushonin kurrë duke thurur triko me modelet më të bukura të kohës. Ajo punonte dhe shkonte rregullisht në burg te e motra dhe i vëllai. Asnjëherë nuk e lajmëruan për vdekjen e tyre në burg… Vetëm kur ajo shkonte në takime e njoftonin fillimisht për vdekjen e motrës e më pas të vëllait…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.