back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 2 Janar, 2025

Veni, vidi vici… – nga Milaim Nela

Gazeta

Milaim Nela me të Atin
Milaim Nela me të Atin
Veni, vidi vici…*
nga Milaim Nela

Erdha, ju tregova të vërtetën e duket se nuk keni ndërmend të dëgjoni!
Erdha ta vendos një tullë në mbrojtje të vërtetës dhe dinjitetit bash atëhere kur të gjithë hijenat i ishin sulur për ta shqyer e shumë pak mendonin se mund të fitohej. Kjo edhe sepse mendonin si ishin me Amerikën e madhe e me ambasadat!
Qëndrova fort siç qëndruan një pjesë e madhe e njerëzve me dinjitet, sepse po mbronim të drejtën ndaj së padrejtës!
Nuk jam penduar për asgjë e asnjë sakrificë!
Por, kjo që po ndodh para syve tanë është e papërtypshme, e pamoralshme e nuk mundem ta gëlltis.
Nuk mund ta toleroj këtë hipokrizi dhe paftyrësi që kalon çdo kufi morali!
Në fund të fundit për çfarë jetojmë e luftojmë!
Për pak fytyrë e dinjitet. Kështu më kanë mësuar të parët.
E nuk shkel mbi këtë për asnjë çmim!
Nuk do të harxhoj më as frymë e as energji!
Nuk më vjen keq për juve, sepse e meritoni fatin që keni gatuar!
Jo! Më vjen keq për ata që ju besojnë verbërisht e ju në fakt po i merrni në qafë.
Tani po largohem, me keqardhje sigurisht.
Në fund të fundit kush jam unë që t’ju jap mend!!?
Ndoshta jam krejt i gabuar në qëndrimet e mia e sinqerisht shpresoj me gjithë shpirt të jem gabuar!
Po largohem që të mos jua prish sadopak “fitoren e padiskutueshme!”
Mirupafshim!
Zoti ju ndihmoftë e mëshiroftë!
Milaim Nela, 22 dhjetor 2024

Ps. Titulli redaksional – Veni, Vidi, Vici (Erdha, pashë, fitova) – Fjalë me të cilat, sipas asaj që raporton Plutarku (Caes. 50, 6) dhe shkrimtarë të tjerë, Jul Cezari shpalli fitoren rrufe të arritur mbi Farnakët më 2 gusht 47 p.e.s. C. afër Zelës në Pontus. Frazë, shumë e njohur dhe shpesh e perifrazuar në mënyra të ndryshme, përmendet mbi të gjitha për të treguar ose shpallur suksesin e shpejtë dhe arritjen e lumtur të ndonjë sipërmarrjeje, po edhe për të dëshmuarse një njeri lufton për ta njohur të vërtetën.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.