back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Vepra e Platonit – Përktheu Lazër Radi

Gazeta

“Vepra e Platonit”
Vepra e Platonit

 Vepra e Platonit

Apologjia – Kritoni – Fedoni -Simpoziumi

Platoni përktheu nga frëngjisht&italisht Lazër Radi
Ribotim i tretë Sh.b Pakti 2010 (seria filozofike Minerva)
Redaktoi, korrektoi dhe përgatiti Jozef Radi
ISBN978-99956-692-7-0

Dy kryevepra të filozofisë botërore “Apologjia e Sokratit” dhe “Simpoziumi” shkruar nga filozofi i antikitetit Platon kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhi.
n e filozofit më të madh të të gjitha kohrave Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit. E veçanta e përkthimit të Lazër Radit është se ka një substancë të një gjuhe të përpunuar filozofike aq sa ta bëjë të dallueshme duke ringjallur skenat e mëdha të Akademisë dhe të teatralitetit filozofal të Greqisë antike. Stili akribik i Radit është menduar në një plan të detajuar, për t’iu shmangur semiotikës polivalente sa është e mundur dhe ambiguitetit që rezervon kjo gjuhë.
Shmangia e lokucioneve dhe e sintetizmit të tepruar morfologjik e dallojnë përkthimin e një teksti filozofik nga letërsia. Por vetëm ata që e njohin shkrimin e letërsisë, vetëm ata, mund të krijojnë një tekst filozofik qoftë edhe në përkthim duke i rezistuar epshmërisë së mendimit më të lartë filozofal që kulmon te “Apologjia” dhe “Simpoziumi”.
Ardhja në shqip e Platonit fillimish më 1993, mund të quhet edhe si fillim i erës së filozofisë perëndimore në literaturën shqipe. Lazër Radi një nga personalitetet e ringjalluara të viteve ’30, i diplomuar në Romë për jurisprudencë në vitet ’40, e justifikoi famën e atyre viteve sikur t’i mbetej edhe vetëm përkthimi magjistral i Platonit.
Përkthimi, si çdo punim origjinal apo studim i Lazër Radit është ekzekutuar në një koherencë shpirtërore apo edhe fatidike, pas një eksperience 40 vjeçare nëpër Shqipërinë e tij që pati shumë pika të përbashkëta me “30 tiranët e kohës së Sokratit”. Vetëm kështu (Dr. Lazri ishte i dënuar me 30 vjet në Gjyqin Special në Shqipëri, në vitin 1945) mund të na linte një testament të tillë përkthimi për të ardhmen Dr. Lazër Radi. (Leka Ndoja Kopertina e pasme)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.