Vepra e Platonit
“Apologji e Sokratit”, “Kritoni”, “Fedoni”, “Elozh i Dashurisë”
përkthyer nga frëngjisht&italisht Dr. Lazër Radi
Shtëpia botuese “Liria” Redaktoi dhe përgatiti për botim Jozef Radi
Reçenzentë Sevim Arbana, Shane Muda, Tiranë 1997, kopje 1000, (fq. 182)
Përkthyesi, mbetet nji dishepull i Sokratit dhe filozofisë së tij, edhe pse distanca kohore i kapërcente dymijë e ca vitet. Në kushtet e jashtzakonshme të diktaturës, falë kësaj filozofie, ai arriti me kapërcye vështërsi të panumërta, rrethana tragjike, duke gjetë gjithnji në kët mënyrë të menduemi nji burim shpëtimi. Shprehja e famëshme e Sokratit “Njih vetveten” e ka ndihmue me përballue me sa ma pak peshë kët të keqe të madhe. Përkthimi i këtyne katër veprave, ishte nji përgjegjësi intelektuale me të cilin përkthyesi mendonteme ndihmue kulturën dhe rininë shqiptare…
“…Përkthimi i kësaj vepre, mendoj se asht njëi kontribut modest, i cili ndonëse me shumë vonesë, do t’u vijë sado pak në ndihmë atyre tre katër brezave të sakrifikuem të rinisë shqiptare, jo vetëm për me i shkëputë nga “filozofia e rrejshme” marksiste por dhe me i çlirue nga “Apostujt e rremë” që predikuen me aq zell dhunën dhe mashtrimin, prej të cilave ende sot s’po gjendet forca e duhun për me u shkitë përfundimisht prej tyre…” l.r.