back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Vepra Poetike e Gëzim Hajdarit Midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara

Gazeta

Gezim Hajdari - Stigmata (Anglisht-italisht)
Gezim Hajdari – Stigmata (Anglisht-italisht)

Vepra Poetike e Gëzim Hajdarit

Midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara

Botohet në Angli vëllimi Vragë/ Stigmata

U botua në Angli vëllimi Vragë/ Stigmata i poetit Gëzim Hajdari. Botues është Shearsman Books në Bristol, ndërsa përkthyese Cristina Viti. Vëllimi, është i botuar në italisht dhe anglisht, u promovua në 9 shkurt, ora 19,30, në Swedenborg Hall, 20/21 Bloomsbury Way, Londër.
Në promovimin e organizuar nga botuesi, zoti Tony Frazer, morën pjese Cristina Viti dhe poeti Ian Seed (prof. në University of Lancaster dhe ne University of Cumbria). Ishte i pranishëm edhe poeti Hajdari.

9 shkurt 2016 - Swedenborg Hall, Londër
9 shkurt 2016 – Swedenborg Hall, Londër

Promovimi i librit të Hajdarit u paralajmërua edhe nga disa site kryesore angleze. Këtë promovim e publikoi edhe siti kryesor: “News and Events European Literature Network” (eurolitnetwork.com/shearman-reading-gezim-hajd…), si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të muajit shkurt në Londër.
Siç e përmendëm më sipër, vëllimi në fjalë është sjellë ne anglisht nga përkthyesja italo-ingleze, Cristina Viti, e cila jeton prej tridhjetë vjetësh në Londër. Viti ka përkthyer në Angli poetët dhe shkrimtarët e shquar italianë, si Dino Campana, Amelia Rosselli dhe Elsa Morante.
Vëllimi Vragë/Stigmate është botuar tri herë në Itali nga botuesi i tij historik, Besa Editrice: botimi i parë në 2002, pastaj në 2006 dhe në 2016.
Autori i librit, Gëzim Hajdari, u ftua në promovim nga botuesi i tij z. Tony Frazer. Shtëpia e tij botuese, Shearsman Books, boton rreth gjashtëdhjetë poetë të shquar, bashkëkohorë dhe klasikë, në vit nga e gjithë bota. Ndërsa promovimet e botimeve të reja ky botues i zhvillon në Londër, në Swedenborg Hall, shih foton më poshtë, në afërsi të British Museum.
Salla e mësipërme e promovimeve, Swedenborg Hall, mban emrin e Emanuel Swedenborg, emri i lindjes Swedberg (Stokolm, 1668 – Londër 1772), i cili ka qenë filozof e mistik, por mbi të gjitha frymëzues i poetit dhe piktorit, William Blake. Veç poetit Blake, personazhe të shquar kanë qenë frymëzuar nga Swedenborg, si Balzac, Baudelaire, Coleridge, Goethe, Borges.
Në promovimin e librit të autorit morën pjesë shumë të pranishëm: studentë, krijues, përkthyes, profesorë universitetesh, botues. Ndër të pranishmit kishin ardhë për të marrë pjesë në këtë feste edhe krijues nga Kosova me banim në Londër.

9 shkurt 2016 - Swedenborg Hall, Londër
9 shkurt 2016 – Swedenborg Hall, Londër

Pas promovimit, botuesi shtroi një darkë për ndër të poetit dhe miqve të tij.
Libri Stigmata kushton £ 9.95 (sterlina, pound).
Kopertina e përparme mban një foto te autorit në lumin Niger, Mali, bërë nga fotografi i shquar italian, Piero Pomponi (World Focus).
Në kopertinën e pasme të librit Stigmata, në botimin anglez, ndër të tjera, shkruhet: “Widely recognized as one of the major poets of our times, Gezim Hajdari was born in 1957 in Hajdaraj, Albania[…]”
Sigurisht botimi i librit të poetit Hajdari në Londër nuk erdhi si rastësi, por si rrjedhojë i botimeve të poezive të tij në anglisht nga disa revista prestigjoze angleze, të cilat botohen në letër.

Gëzim Hajdari
Gëzim Hajdari

Në vitin 2013, një nga revistat më prestigjoze në botë, Agenda Poetry, (Mayfield Sussexs –  themeluar nga William Cookson dhe Ezra Pound në 1959), botoi një cikël poetik si dhe një intervistë të zotit Hajdari. Përkthyesja dhe intervistuesja është Cristina Viti.
Në vitin 2014, revista Shearsman (Bristol) boton një cikël me poezi të Hajdarit, përkthyer po nga Cristina Viti.
Po në vitin 2014, revista The White Review (Londër) boton një cikël me poezi të poetit Hajdari. Përkthyer po prej Cristina Viti-t, e cila ka vite që studjon dhe përkthen veprën e Hajdarit.
Por interesi mbi veprën e Gëzim Hajdarit ka qenë tejet i ndjeshëm edhe në USA! Pesëmbëdhjetë vjet me parë, ka qenë gazeta amerikane Herald International Tribune/ Italy Daily Thursaday Novembre, 23 – 2000, e para që ka intervistuar Hajdarin. Intervistuar nga gazetarja Kristine Crane.
Në vitin 2010, Sarah Stickney (docente ne St. John’s College, Annapolis) fitoi një bursë njëvjeçare nga Fondacioni Fulbright, për të punuar një vit në Itali mbi përkthimin në anglisht të antologjisë “Poezi të zgjedhura 1990 – 2007 të Gëzim Hajdarit. (www.unh.edu/news/cj_nr/…/lw18fulbright.cfm).
Ndërsa antologjia poetike “The Poetry of Migrant Writers in Italy”, 2011, përgatitur nga Mia Lecomte e Luigi Bonafini (prof. në Brooklyn College), dhe botuar nga Legas Publishing e Kanadasë, ka botuar një kapitull me 20 poezi të poetit Hajdari.
Revista amerikane www.Warscapes.com botoi në vitin 2013, një intervistë të gjatë në anglisht me poetin Hajdari, intervistuar nga Anita Pinzi (City University of New York). Kjo intervistë u shoqërua me 20 strofa nga Poema e mërgimit, përkthyer nga Anita Pinzi dhe Valbona Ajdari.
Njohja me veprën e Hajdarit në USA vazhdojnë. Në vitin 2014, gazeta e përditshme në gjuhën italiane në USA, America Oggi, në suplementin kulturor, “Oggi 7”, boton një intervistë të poetit Hajdari me gazetaren Paola Milli.
Në vitin 2015, revista amerikane “A Public Space” (New York), Nr. 22 Winter 2015, boton disa poezi të Gëzim Hajdarit. Përkthyer në anglisht nga poeti dhe përkthyesi Charif Shanahan.
Në vitin 2015, revista amerikane (online) Lunch Ticket e Antioch University Los Angeles, boton disa poezi të Gëzim Hajdarit. Përkthyer në anglisht nga poetja dhe përkthyesja Sarah Stickney.
Një tjetër revistë prestigjoze amerikane, Notre Dame Review e University of Notre Dame, në 2015, ka botuar disa poezi të Gëzim Hajdarit. Përkthyer në anglisht sërish nga Sarah Stickney.
Kurse revista gjashtëmujore angleze Structo Magazine, në vitin 215, ka botuar disa poezi të Gëzim Hajdarit. Përkthyer po nga Sarah Stickney.
Këtë vit poezi të Hajdarit ka botuar edhe revista amerikane RHINO Poetry.

9 shkurt 2016 - Autografe ne Swedenborg Hall, Londër
9 shkurt 2016 – Autografe ne Swedenborg Hall, Londër

Revistat amerikane që priten të botojnë poezi të Gëzim Hajdari brenda pranverës së këtij viti janë: Words Without Borders e Smartish Pace.
Njëmbëdhjetë poezi të Hajdarit, që do të botohen në revistën e Words Without Borders, janë perkthyer nga poeti Patrick Barron (prof. në University of Massachusetts).
Ndërsa revista “Smartish Pace” do të botojë 27 strofa të vëllimit i poetit shqiptar, “Poema e mërgimit”. Përkthimi në anglisht është bërë nga Anita Pinzi.
Revista angleze “Modern Poetry in Traslation” do t’i kushtojë Hajdarit dy rubrika në numrin e saj të ri. Në rubrikën e parë, poezitë janë të përkthyera nga Viktor Berberi (prof. në University of Minnesota, Morris). Në rubrikën e dytë, poezitë janë përkthyer nga Cristina Viti.
Veç këtyre, në USA janë shumë universitete që studjojnë veprën e G. Hajdarit. Në USA janë mbajtur disa kumtesa mbi poezinë dhe veprën e poetit shqiptar. Poezi të poetit Hajdari janë recituar edhe në aktivitete e mbrëmje letrare amerikane.

Vepra të Hajdarit që janë përkthyer në USA dhe presin të botohen në të ardhmen janë: “Trup i pranishëm”, përkthyer nga Charif Shanahan; “Poezi të zgjedhura 1990 – 2007”, përkthyer nga Viktor Berberi; “Poema e mërgimit”, përkthyer nga Anita Pinzi; “Poezi te zgjedhura 1990 – 2007” dhe “Barihidhët”, përkthyer nga Sara Stickney dhe “Dhimbjehëne”, përkthyer nga Patrick Barron.
Pra, siç shihet veç Italisë, Francës dhe Anglisë në Europë, edhe në USA ka mjaft interes mbi veprën e Hajdarit.

U kujtojmë lexuesve ndërkohë se në Itali, janë shkruar tri monografi mbi veprën e poetit Geëzim Hajdari.
1)Poesia dell’esilio. Saggi su Gëzim Hajdari. Cosmo Iannone Editore, 2010. Përgatitur nga Andrea Gazzoni. (docente ne University of Pennsylvania). Ky volum përfshin 14 esè dhe studime shkruar nga dymbëdhjete docentë e profesorë të universiteteve të ndryshëm të botës.
2)In balia delle dimore ignote. La poesia di Gëzim Hajdari… Besa, 2015, shkruar nga Sara Di Gianvito.
3)La Besa Violata. Eresia e vivificazione nell’opera di Gëzim Hajdari. Besa, 2014, shkruar nga Alessandra Mattei.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.