back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Veprimtari nga Nju Jorku, Harry Bajraktari, u takua në Departamentin e Shtetit, me Gabriel Escobar

Gazeta

Harry Bajraktari takon Ndihmes ZV. sekretarin e Shtetit  Gabriel Eskobar
Harry Bajraktari takon Ndihmes ZV. sekretarin e Shtetit Gabriel Eskobar

Veprimtari nga Nju Jorku, Harry Bajraktari,

u takua në Departamentin e Shtetit, me Gabriel Escobar

Washington DC, (21 Maj, 2023) – Veprimtari i dalluar i komunitetit, Harry Bajraktari gjatë një vizite private, është takuar në Washington, në Departamentin e Shtetit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit (DAS) Gabriel Escobar, i cili mbikëqyr politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor, në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, shkruan ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, raporton Bota sot.
“Këtë javë, me djalin tim Naimin, patëm një vizitë të këndshme e të frytshme në Washington, me ndalesa në Capitol Hill dhe Departamentin e Shtetit, – shkruan ai, ndërsa thekson se – ka mbetur i kënaqur, nga ky takim veçanërisht nga biseda e hapur, që ka patur me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit (DAS) Gabriel Escobar, i cili mbikëqyr politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor, në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.
Ndërkohë, ai tha se: “Unë, ofrova pikëpamjet e mia për disa nga shqetësimet dhe pritshmëritë që kanë shqiptarët e Kosovës për negociatat si dhe dyshimet për gatishmërinë e Serbisë, për të ecur drejt së ardhmes…”
Veprimtari nga Nju Jorku, shkruan po ashtu se ka folur me zotin Escobar, duke diskutuar shumë çështje, në radhë të parë për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për pjesën tjetër të rajonit.
“Për çka zoti Escobar, – thotë Bajraktari, – gjeti kohën dhe dha shpjegimet e tij për angazhimin e SHBA-së në mbështetje të Kosovës, ecurinë e negociatave me Serbinë dhe rrugën e mundshme të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.”

Harry Bajraktari takon Ndihmes ZV. sekretarin e Shtetit  Gabriel Eskobar
Harry Bajraktari takon Ndihmes ZV. sekretarin e Shtetit Gabriel Eskobar

Harry Bajraktari më tej tha, se: “Ka pasur edhe një diskutim të mirë për Shqipërinë, ku shpreha hapur shqetësimin tim se Shqipëria po bëhet një sistem njëpartiak, gjë që nuk është si duhet të funksionojë demokracia dhe sigurisht jo çfarë imagjinonin shqiptarët kur përmbysën komunizmin më shumë se 30 vjet më parë. Kjo nuk është çfarë meriton Shqipëria as nuk është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë…”
Ndihmës Sekretari i Shtetit, – simbas Bajraktarit, – i ka konfirnuar edhe një herë se Shqipëria, është një aleat i rëndësishëm dhe do të gëzojë gjithmonë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. “Por, edhe ai nuk ishte i kënaqur me gjendjen e demokracisë sot, ndërkohë që shprehu shpresën se vendi do të gjejë rrugën për të përmirësuar demokraticinë dhe për t’u ofruar alternativa më të mira njerëzve…”
Duke cekur Maqedoninë, Malin e Zi si dhe pakicën shqiptare në Serbi, shkruan veprimtari nga Nju Jorku, Harry Bajraktari: “Ai përshkroi disa nga zhvillimet në rajon nga perspektiva e tij dhe se si ato ndikojnë në politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.””
Po simbas tij në fund, ai (Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit (DAS) Gabriel Escobar), këmbënguli që komuniteti shqiptaro-amerikan të përfshihet më shumë. Duke bashkëpunuar me Departamentin e Shtetit, mund të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për problemet ekzistuese në Ballkanin Perëndimor. /bs/

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.