Vetëm pak rreshta për Tare & Comp.
nga Gjergj Marena
Asovjetsh, në kohën e dreqit të kuq, shoku shkrimtar Nasho Jorgani, alias Jorgaqi, pat korrq “sukses” me “kryeveprën” e tij, romanin “Mërgata e Qyqeve”. Më duket se mori edhe çmim nga Besëlidhja e Shkrimtarve Socialistë. Bahej fjalë për shqiptarët që kishin lanë atdheun e tyne mbas vjetit 1944, shqiptarë që kapërcenin klonin me tela e tension të naltë, nën breshninë e plumbave të gardistave të kuq enverianë. Të gjithë drejtoheshin në Perëndim, aty ku lirija ishte jo propagandë, por realitet. Ferri i dytë ishte UDB jugosllave, e cila nuk ndryshonte aspak prej Sigurimit të Enverit, bile Sigurimi ishte krijue po nga baba e nana UDB.
Akti i parë kur kalohej kufini, ishte dorëzimi në policì i personit. Akti i dytë marrja në pyetje, shoqnue me metodat ma të sofistikueme, si psihike ashtu dhe dhunë fizike. Mandej vinte dhania e “medaljes”, që do thonte, nënshkrimi i nji dokumenti për bashkëpunim, apo siç quhet në gjuhën popullore, spiunllëk. A kanë firmosë të gjithë apo jo, kjo nuk dihet! Ai dokument ishte në fakt njilloj pasaporte me udhtue jashtë Jugosllavisë, sikur sot që pa pasaportë nuk mundesh me udhtue jashte shtetit. UDB-a, ishte në dilemë kur u kërkonte të firmosnin, së parit supozonte se personi mund t’ishte dërgue për infiltrim nga si
motra e saj shqiptare, Sigurimi. Kishte raste që ajo i kthente shqiptarët, sidomos kur nuk kishin nji garant, ose i ndrronte krye për krye me kosovarë të ikun në Shqipni. Ne ato kushte, dikush edhe ka firmosë atë “pasaportë” spiunllëkut, por që i lejonte të pshtonin prej kthetrave të UDB-as. Kush ishte inteligjent paksa, bante dy llogari: Unë do të jemë i lirë, dhe atëherë çdo gjà asht në dorë time, të jap informacion a jo; unë s’kam ikë nga atdheu im për t’u ba politikan apo polic në Perëndim, kam ikë sepse dhuna më ka detyrue. Aty ku do të shkoj nuk do të jem nën vëzhgimin permanent të policisë, sikur në Shqipni. Së fundit unë do të jem nji qytetar i mundshëm i shtetit ku do të instalohem, e aty kam me kenë nën mbrojtjen e atij shteti. Në rast kërcnimi, unë mund t’i denoncoja ata që më kërcnojnë. Gjithçka do të varet nga unë!
.
Faktet treguen se shqiptarët që ikën u banë puntorë të ndershëm, krijuen familje, dikush u shkollue e fluturoj nalt në kulturë e shkencë. Kush vazhdoj lojë të dyfishtë, mbasi kishte firmosë, gjeti atë bylmet, edhe vdekjen!!
Tue shkue thellë në historinë e bolshevizmit gjejmë xhevahire të superpërbindshme. Lenini spiu i shërbimit sekret gjerman; Stalini spiu i shërbimit sekret carist, të dy me firma.
Shoku Tare, nëse kanë firmosë dy të akuzuemit tuej, por që nuk ke asnji dëshmi denoncimi prej tyne, cili asht m’kati që kanë krye ata?! Cila gjykatë kombtare apo ndërkombtare mundet me i dënue ata?! Cili asht krimi i tyne?!
Lenini dhe Stalini, nga firmatarë u kthyen në kriminelat ma të dhunshëm ndaj popujve të tyne, por edhe të shumicës së globit. Dënimi i tyne, post mortum, nga gjykatat e specializueme asht nji prehje për milionat e qindra milionat e viktimave të tyne. Po të dënoheshin ma para ata dhe kasapi shqiptar, Enver Hoxha, sigurisht ti shoku Tare e soji yt, sot s’do të shkruenit as dhe nji rresht kundra asaj që, Nasho Jorgani, alias Jorgaqi, e cilësonte me cinizmin enverian: “Mërgata e Qyqeve”
Në realitet, ata ishin Lajmtartë e asaj dhune që komunizmi po ushtronte pa mshirë në atdheun e tyne. Të tillë kjen, Koliqi dhe Camaj.
Në fund të fundit, ku po hanë bukë Tare me shokët, ish spiuj të Sigurimit, prokurorë, sekretarë partish apo antarë, pushtetarë të ish dikastereve partiake e shtetnore?
Në vendet ku ata e denonin CIA-n e zbulimet e tjera të Perëndimit. Pa më vra aspak ndërgjegja do t’i kisha shërbye ma parë CIA-s e agjenturave të tjera të vendeve demokratike se sa Sigurimit, sikurse ju shërbyen të sipërpërmendunit. CIA, pat rolin e vet pozitiv në rrzimin e Murit të Berlinit, që çoj edhe ne hapjen e pluralizmit fetar e politik në Shqipni.
Shoku Tare, a mund të na diftosh, në cilin rresht ke kenë në metingun që organizuet mbas ikjes së Lajmëtarve të ambasadave, atëherë kur foli nji prej shefave tuej, shoku Xhelil Gjoni.
.
Marre nga Muri i Fb i Gjergj Marenas, 13 korrik 2020