back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Violinisti i çmendun (Fernando Pessoa)

Gazeta

Fernando Pessoa (1888-1935)
Fernando Pessoa (1888-1935)

Violinisti i çmendun

(poezi nga Fernando Pessoa)

Jo, s’u derdh prej rrugës së veriut
dhe as prej rrugës s’jugut, jo!
muzika e tij e vrazhdë ma s’pari herë
erdh’e u derdh njasaj dite n’fshat

U shfaq njashtu paprimas te shtegu
dhe krejt gjindja dolën m’e ndigjue
sa hap e mbyll sytë u zhduk pa lan gjurmë,
e m’kot shpresuen me e pa për s’dyti.

Eh, ç’muzikë e çuditshme ajo e tija
te çdo zemër ngjallte nji dëshirë lirie.
Edhe pse s’ishte krejt nji melodi
kurrsesi jomelodi ajo nuk ishte

N’nji vend tejet të largët
n’nji humbtirë krejt të harrueme
të detyruem veç me jetue, ata sikur
gjetën shum përgjigje n’ata tingujt e tij,

Përgjigje për cilëndo dëshirë
që çdonjeni kish ndrydh n’shpirt të vet,
e krejt ndjenjat ehumbuna që u përkisnin
kërkesave tashma t’harrueme

Nusja e lumtun kuptoi
se me burrin e gabuem qe martue
dashnori i flaktë e i kënaqun
u ndje i lodhun me dashtë edhe mà
çupulina dhe djaloshi u ndjenë me flatra
që dikur veç i kishin andrrue
dhe zemrat vetmitare t’zhytuna n’trishtim
u ndjenë ma pak t’vetmueme dhe diku

Në çdo shpirt shpërtheu lulja
që prekjes i linte nji pluhun t’qelibartë,
ora e parë e shpirtit binjak
ajo pjesë tashma qe ba e plotë,
e hija që avitesh duke u lëpi
thellsive t’pashprehuna përpimse
me at dritën e shqetsueme
ma t’vyeshme se shlodhja

Njashtu siç erdhi, njashtu u zhduk
e ndjenë si t’ishte gjysë-njerit,
mandej, amëlsisht, u shkri
me heshtjen dhe kujtimet.
Gjumi ia la vendin përsëri qeshjes
dhe ajo shpresa e tyne e shtangun vdiq,
e pak ma vonë u harrue krejt
se ai kish kalue njaty pari

Edhe pse e trishtë me jetue,
nëse jeta s’asht dredhaçe,
të kthen te çasti i andrrave
me at ndjenjën e saj gjakftohtë,
dhe befas, gjithkush e kujton
plot shkëlqim si at hanën e plotë
n’ çastin kur jetë-andrra bahet hi
violinistin e çmendun e tijën melodi…
Përktheu Jozef Radi 2011

Pessoa Violinisti I çmendun (Poezi)
Pessoa Violinisti i çmendun (Poezi)

Poezitë angleze të kësaj përmbledhje, ofrojnë edhe nji tjetër dëshmi të “Bilinguizmit” letrar të Fernando Pessoas, i cili nga nji anë deklaronte qenien e atdheut të vet te gjuha portugeze… dhe në anën tjetër, pikërisht në gjuhën angleze ka lanë disa cikle poezish mjaft të randsishme. Asht sigurisht Ai, Pessoa i nantë viteve në Durban të Afrikës së Jugut (1896-1905) që rri në bazë të kësaj zgjedhje gjuhsore, dhe poezive jo të pakta të kësaj përmbledhje; por s’duhet harrue se vitet e kompozimit të kësaj përmbledhje, për të cilën poeti iu përvesh punës mbas kthimit të tij në Lisbonë, janë ato të lëvizjes ma avangardiste të epokës, vitet e dy numrave të revistës “Orfeu”; vëllimi i dytë i drejtuem pikërisht nga Pesoa dhe Sà Carniero…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.