back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 18 Nëntor, 2024

Virulenca e përmbysjes letrare – Publicistika e Kasëm Trebeshinës – nga Leka Ndoja

Gazeta

Kasem Trebeshina, Albanian writer
Kasem Trebeshina, Albanian writer

Virulenca e përmbysjes letrare

Publicistika e Kasëm Trebeshinës

nga Leka Ndoja

Në publicistikën e tij, Trebeshina paraqet gjithë atmosferën e përmbysjes politike të letërsisë zyrtare, reagimi i letrarëve të rënë nga Panteoni politik ishte ma i hukubetshëm sesa i politikanëve komunistë, në këtë pikë këeta u shfaqën ma mirëkuptues me ndryshimin global të rënies së perdes së hekurt. Kjo tregon sesa të painformuem ishin shkrimtarët e postsocializmit që mendonin, ka që mendojnë akoma, se veprat e tyne ishin universale kur dihej se tematikat jepeshin zyrtarisht nga sektori i kulturës dhe ideologjisë i KQ, në mënyrë aq të rafinueme saqë ata kur u miratohesh tematika e veprës, kujtonin se e kishin zgjedhë vetë temën! Mos harrojmë se shumica e shkrimtarëve që kërkonin status quonë e sistemit të vlerave – kishin edhe nji synim praktik të mos humbnin vendet e punës pasi ishin pjeseë e institucioneve të ngrituna nga Partia e Shteti me qëllim zbukurimin e realitetit dhe fshehjen e sistemit kriminal në vend.
Shumica e shkrimtarëve përzgjidheshin qëllimisht nga provinca që të mos kuptonin funksionin e tyne në sistemin socialist ku arti propagandohej ma shumë se ekonomia. Në këtë atmosferë Kasem Trebeshina, i dalë në publik në moshën 65 vjeçare – nuk kishte çfarë të kërkonte përveç të drejtës së fjalës. Ai nuk u konformue me postdiktaturën dhe ka thanë të vërteta që koha i vërtetoi në lidhje me rënien e vlerave të sistemit letrar të viteve 1945-1990. Kështu Kasemi krijoi kundërshtarë siç shprehet dhe në intervistën me Lankshin ribotue sot nga portali Radiandradi, – në totalitet – por shfaq rezervë dhe për të burgosunit Visar Zhiti, me pas edhe për Maks Velon për qëndrimet e tyne ma përpajtuese me subjektet e postdiktaturës. Kjo mënyrë militante e tij e shfaqjes së mendimit kërkonte nji “Purgë” të thellë e të pamëshirshme – në fushën e artit, model që nuk u ndoq nga klasa politike mbasi pasojat do të binin edhe në gjithë sistemin politik e social.
Kasëmi, po të ishte ma i ri do tregohej ma tolerues – di që me pati shfaqë keqardhje kur u sulmue Kadareja nga gjithë sistemi i shtypit, me rastin e botimit të poezisë “Pashallarët e kuq”. Me pati thanë se – Këta i ndajnë detyrat me “Plan masash” dhe do ta arrijnë atë që kanë vendosur” e kish fjalën për detronizimin letrar të tij. Gjithqysh e pati “tabele qitje” përveç konkurencës që në rini në LSHA, por edhe i nxitun nga rrethe politike e kulturore, kur u fol se do te ishte kandidat për President. Mendoj se dualizmi me të ishte produktiv, pasi tërhoqi vëmendjen tue krijue edhe receptues të rinj – ishte nji metodë me i tjetërsue lexuesin, pa e pasë qëllim parësor. Për 30 vite, mendoj se duhesh përmbyllë saga e botimit të veprës së tij, ndonëse në kushtet specifike të sistemit të botimeve të letërsisë shqipe – e cila grreu vetveten me polemika pa grat, dmth brenda anarkisë së vlerave, vlera e mbijetesës së veprës përcillet në gjeneratën e tretë – siç parashikonte Trebeshina.
Leka Ndoja,
Marre nga muri i Fb Vrethee Lnika, 8 gusht 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.