back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Visar Zhiti për dorëshkrimin “Ato vite të paharruara ’30..”

Gazeta

Shqipëria në vitet ‘30
Shqipëria në vitet ‘30

Visar Zhiti

për dorëshkrimin “Ato vite të paharruara tridhjetë…”

I dashur Prof. Lazёr,
vlerёsimet dhe gjёrat qё mё kanё pёlqyer më shumё nuk po t’i rishkruaj.
Po shёnoj vetёm vёrejtjet qё kam menduar atёherё kur e lexova dorshkrimin dhe s’e di a do tё vlejnё pёr ju sot.
Të falenderoj sё pari si njeri dhe si autor i kёtyre kujtimeve, të viteve ’30, sepse ndёrsa koha ikёn duke i marrё me vete tё vetёt, njё demiurg i ri i rikrijon ato.
Dhe s’kam se si mos t’ua di pёr nder.
Libri ёshtё shkruar me kopetencё totale.
Koha zotёrohet, edhe mentalitetet, edhe politika e filozofia e saj.
Njёkohësisht ndjehet autoriteti i kujtimtarit.
Ai s’ёshtё aspak inferior ndaj kolegёve tё viteve ’30-të, as i magjepsur nga fama qё iu dha e ardhmja dhe as i zhgёnjyer nga nёnvlerёsimet e padrejta apo fragmentet e harresёs.
Njё gjё mё habit: autori nuk vuan nga ndonjё kompleks (i mosmirёnjohjes apo i fatit tё vet). Nё kёto kujtime, ai ёshtё i gjerё, zemёrbardhё, i urtё dhe pasionant i drojtun.
Tjetёr: sikur s’ka hatёre, jeni i drejtё dhe vlerёsues pёr kёdo. Mё shumё se sa kritik, jeni jurist. Dhe do tё thosha se kjo vepёr ёshtё parё nёn optikёn e juristit. Pakёz ftohtё. Ashtu siç i duhet historisё. Pra disi fotografike, e fiksuar e ngrirё. Dhe anohet nga analizat e mendimit dhe ideve tё autorёve.
Unё, si lexues i kёsaj kohe shfaq ambicjen qё tё ma ngjallёsh sa më shumë tё jetё e mundur. Dua ta ndjej atë tё pёrditshmen tёnde, me detaje: ç’bёje; ku i gjeje librat; si ku dhe kur i lexoje; ç’bisedonit; kё takoje; ç’të thosh p.sh. Migjeni pёr kёtё apo atё gjё edhe për atё më kot fare; si e pinte kafenё ky apo ai shkrimtar; si krihej; si sёmurej; kishte apo s’kishte frikё nga vdekja??
Do tё mё pёlqente tё alternohej kronika, e ftohta, e zymta me frymёn e njeriut.
Kёto ishin disa nga impresionet e leximit tё atёhershёm.
Tё merret nё konsideratё me rezerva çka po ju shkruaj.
Vepra ёshtё me interes dhe e shkruar me sigurinё e shkrimtarit.
Miqësisht Visari

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.