back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024

“Vizioni mistik i universit dhe norvegjishtja” Parathënia e librit – nga Afërdita Zaja

Gazeta

Vizioni Mistik i Universit... Aferdita Zaja
Vizioni Mistik i Universit… Aferdita Zaja

“Vizioni mistik i universit dhe norvegjishtja”

Parathënia e librit nga Afërdita Zaja

I nderuar lexues,
Unë jam një vajzë e thjeshtë nga Shqipëria, ashtu si shumë të tjerë, me pasion të brendshëm e plot zjarr për gjuhësinë.
Nuk bëhet fjalë për rregullat e gramatikës, fonetikën etj., por për tingullin melodioz dhe harmonik që lëshojnë fjalët me njëra tjetrën.
Rastësisht, ashtu siç bëhen zbulimet e mëdha shkencore, e paftuar por shumë e mirëpritur u gjenda në shtëpinë e studiuesit Petro Zheji, – autor i librit “Libri i Aforizmave”. Me shumë dashuri më dhuroi librin e tij, ku nëpërmjet atij autografi duket se u firmos një drejtim tjetër… më i bukur për jetën time…
Ka shumë nga ata, madje edhe të fushës së letrave, që thonë për librin e tij se: “Ah, kishte shumë formula matematikore!” ose “…nuk e kuptoja dot, ishte i thellë…!”, e të tjera si këto.

Studiuesja Aferdita Zaja
Studiuesja Aferdita Zaja

Krejt ndryshe e kam përjetuar unë!…
Që në faqet e para ndjeva se po më shfaqej një botë magjike, – si Liza në botën e çudirave, veçse tani Liza isha unë, mbase edhe kushdo tjetër që do të ndodhej ashtu si unë, – e paftuar dhe rastësisht në atë shtëpi.
Me pak fjalë, “Libri i Aforizmave” dhe jo vetëm ai, por edhe librat e tjerë të Petro Zhejit, janë përgjigje gratis e lutjeve të njerëzve dhe të pyetjeve universale, si përshembull, – “kush e ka krijuar botën, – pse është bota kështu siç është, – nga kemi ardhur, – pse jemi këtu dhe ku do vemi?” Pyetje këto, që shpesh ia bën edhe një fëmijë prindit të tij, por që ai, – prindi, nuk është në gjendje kurrë t’u përgjigjet!…
Kjo ka një arsye të thjeshtë: – “Dituria e plotë është dashuria e vërtetë* pa para, pa sforco dhe pa kushte, por ama duhet të jetë dhe hyjnore!” Dhe kjo dituri hyjnore tashmë na është servirur gati nga të katër librat e këtij autori gjenial. Këtë dituri do e gjejmë te “Libri i Aforizmave”, “Shqipja dhe Sanskritishtja, pjesa e parë”, “Shqipja dhe Sanskritishja, pjesa e dytë” dhe “Roli Mesianik i Shqipes”.
Për mua, frymëzimi nga librat e tij nuk mund të lihej me kaq.

Petro Zheji - Roli Mesianik i Shqipes
Petro Zheji – Roli Mesianik i Shqipes

Më pas unë pata fatin të bëhem nxënësja e tij, ose siç më quante ai, – “goca e shtëpisë”. Kështu unë mësova teorinë e tij të re me bazë etimollogjike, ku në qendër është fjala jo vetëm e një gjuhe, por e gjithë gjuhëve të botës, pa përjashtim. Kur kjo teori e re, e sjellë prej tij, vlen jo për gjuhën Sanskritishte që konsiderohet goxha e lashtë, ashtu si edhe për disa gjuhë të tjera që profesori ka nxjerrë në librat e tij, atëherë u vendos fati edhe për gjuhën Norvegjeze që është objekti kryesor i këtij studimi.
Pas gjuhës mëmë, – Shqipes, gjuha ime kryesore që komunikoj shumicën e kohës është Norvegjishtja.
Gjuhën Norvegjeze e kanë folur njerëz të mëdhenj me dituri universale si: – matematikanët e shquar Marius Sophus Lie dhe Niels Henrik Abel, – një nga dramaturgët më të mëdhenj pas Shekspirit (sipas profesorit Zheji), është Henrik Ibsen, – mistiku i njohur Marcello Haugen e të tjerë, të cilët, ndoshta pa e kuptuar u frymëzuan nga gjuha e tyre që është “Norvegjishtja”. Prandaj nuk është për t’u çuditur që në gërmimet tona “arkeollogjike” gjuhësore, lidhur me lashtësinë e kësaj gjuhe, të gjejmë “xhevahire” me rëndësi të madhe…
Kështu pra, gjuha Norvegjeze vazhdon traditat e zbulimeve të mëdha drejt të “vërtetës”, ashtu siç bënë këta norvegjezë të mëdhenj të sipërpërmendur, por edhe shumë të tjerë…
*Kujtojmë shprehjen e autorit Aldous Huxley të librit të famshëm “Philosophia Perennis” (Fillozofia e Përjetshme):
“…Love is a mode of knowledge” […Dashuria është një formë e diturisë.]

Vizioni Mistik i Universit... Aferdita Zaja
Vizioni Mistik i Universit… Aferdita Zaja

Ky libër, ashtu si çdo libër i dalë nga Petro Zheji ose thjesht i frymëzuar nga ai, është pa kufi në hapësirë dhe në kohë.
Ndaj, në këtë frymë, ne do të bëjmë një udhëtim përmes vizionit të lashtë nordik, – të vikingëve, si edhe vizionit modern të kohërave të sotme si bie fjala atë të Fizikës Kuantike.
Do të udhëtojmë gjithashtu nëpër vende afër dhe larg Norvegjisë, duke prekur edhe gjuhë të tjera si Gjermanishten, Shqipen, Inglishten, Italishten, Latinishten, Kinezçen, e shumë e shumë të tjera.
Me pak fjalë, do të mbushemi me dituri sa të reja aq edhe mistike…!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.