back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Vrasja e të rinjve korçarë e kolonjarë në kufi – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Krimi në Rehovë të Kolonjës, 23 gusht 1990
Krimi në Rehovë të Kolonjës, 23 gusht 1990
Më vjen shumë keq për fatin e tyre!
Me 20 nëntor 1990, jam arratisur edhe unë.
Sapo kisha filluar vitin e dytë gjimnaz,
tek shkolla “Themistokli Gërmenji” në Korçë.
(kemi qenë 7 veta, më i vogli, viti i parë gjimnaz, më i madhi viti i tretë).
Kemi kaluar nga Starja, por Zoti i madh desh të jetonim.
Do ta kërkoj dhe dosjen time, thjesht për të ditur
se çfarë ka ndodhur pas ikjes sime.
Respekt për të gjithë ata që kërkuan lirinë,
respekt për të gjithë ata që dinë ç’është liria.
Flm dhe për ju z. Dervishi që hidhni dritë mbi të kaluarën
më të errët që ka parë kombi shqiptar…
Armand Vllahu, 23 gusht 2020
.
Krimi në Rehovë të Kolonjës, 23 gusht 1990
Krimi në Rehovë të Kolonjës, 23 gusht 1990*

Vrasja e të rinjve korçarë e kolonjarë në kufi

nga Kastriot Dervishi

Mbi vrasjen e të rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990.
Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës.
Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim, u vranë:
Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç
Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç
Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç
Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç
U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim.
Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça. Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve.
Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.
Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte.
.
*Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990.


Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.