back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vrasja e Xhemail Mustafës – nga Ing. Nazmi Peci

Gazeta

Xhemail Mustafa (1953-2000)
Xhemail Mustafa (1953-2000)

Vrasja e Xhemail Mustafës

nga Ing. Nazmi Peci

Xhemail Mustafa ishte krijues letrar, dhe personalitet i shquar politik e publik në Kosovë. Ai u vra për motive politike. Xhemail Mustafa, ishte për vite të tëra këshilltar për informim i kryetarit Dr. Ibrahim Rugova, dhe kjo ishte edhe një arsye tjetër për vrasjen e tij. Si njeri ishte personaliet i urtë dhe i qetë.
Ne patëm fatin të punojmë me të këtu në gazetën “Demokracia” dhe pastaj, për një kohë, edhe në gazetën “Rilindja” – botimi në Zvicër. Ishte kurdoherë i gatshëm dhe na ndihmonte por, më shumë se çdo gjë tjetër, ai me korrektësi afirmoi veprimtarinë e degës së LD-së në Zvicër.
Çdo herë, kur e kujtojmë Xhemën, mendja na kthehet tek forma e shprehjes dhe mënyra bindëse e shqiptimit. Kishte një zë karakteristik dhe rrallë nervozohej, prandaj nuk e di ku iu rri shpirti atyre kriminelëve që bënë atentat mbi të. E kam theksuar me dhjetëra herë se mbi intelektualët shqiptarë, pra edhe mbi Xhemën, ka rënë hakmarrja ideologjike e falangave të LPK-së të cilat tashmë po bëjnë krim në Kosovë. Po aq fajtor janë gazetat e bijve të udbashve dhe komunistëve jugosllavë të cilët, sikurse në rastin e Enver Malokut, kanë derdhur vrer edhe kundër Xhemail Mustafës – personalitetit më kredibël brenda gazetarisë kosovare.
Edhe pse nuk është moti, ai u harrua dhe kjo bëhet nga shokët e tij që vrapojnë pas posteve politike. Heshtja e kobshme për vrasjen e Xhemail Mustafës është e dhimbshme. Ai nuk duhet të harrohet kaq shpejt sepse për të gjallë është satanizuar nga batonët e vetonët e zi të gazetarisë shqipe në Kosovë. U bë një vit dhe askush nuk shkoi për t’i shfletuar ato gazeta për të parë sakt se kush thirrte dhe kërkonte vrasjen e tij. Gjërat janë të shtypura në letër dhe historia dikënd duhet ta mallkojë vetëm se duhet që organet e drjtësisë dhe ato ndërkombëtare të merren me rastin. Pa dyshim një pistë e këtij rasti është kompania “Koha” e Veton Surroit dhe Baton Haxhiut, pastaj agjencionin ideologjik Kosovapress dhe tërë shtypi i majtë që ka filluar të lulëzojë në Kosovë.

Ibrahim Rugova & Xhemail Mustafa
Ibrahim Rugova & Xhemail Mustafa

Tash po mbushet një vit. Unë e kujtoj Xhemail Mustafën, siç e theksova më lart, sa ishte në Zvicër, atëherë kur në zyrat e degës së LDK-së këtu, ai i pat përgatitur 14 numrat e gazetës “Demokracia”, e cila iu parapriu gazetave serioze shqipe që pastaj u botuan në Zvicër. Po ashtu Xhema ishte në tre muajt e parë edhe redaktor i gazetës “Rilindja” dhe falë tij rikthehet emri i gazetës vetëm pas pak kohësh kur pushtuesit serb me dhunë e pat ndaluar botimin e saj në Prishtinë. Në atë kohë kryetari Dr. Ibrahim Rugova kishte nevojë për të. Xhema u kthye në Prishtinë dhe u bë këshilltari më i vyeshëm dhe më i afërt i kryetarit dr. Ibrahim Rugova.
Pa asnjë dyshim, Xhemail Mustafa u vra vetëm për motive politike. Ai ishte njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte këshilltar për informim në zyrën e kryetarit të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
Luzern, 17 shkurt 2001

Marrë nga libri në botim: Ing. Nazmi Peci, “Demokracia e Prolonguar”, (përgatitur nga Shefqet Dibrani dhe Demë Jashari) muri i Shefqet Dibranit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.