back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vrasja në kufi e Bebi Shametit – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Bebi Shameti (1946-1986)
Bebi Shameti (1946-1986)
Vrasja në kufi e Bebi Shametit
n
ga Kastriot Dervishi

Kishte vazhdimisht një ëndërr, të shkonte jashtë shtetit e të përkushtohej në filmografi apo diçka e përafërt me të. Dy herë u orvat në të njëjtin rreth, atë të Librazhdit. Herën e dytë, vetëm, por u vra. U burgos 20 vjeçar. Doli prej burgut 30 vjeçar. Pas 10 vjetësh provoi të arratisej sërish.

Dënimi i parë për arratisje

Bebi Xhelo Shameti, lindur më 06.04.1946, në Delvinë, banues në Tiranës së bashku me shokun e tij Vladimir Aleko Kosturi, lindur në Hoshtevë të Gjirokastrës më 10.07.1947, tentuan të arratisen. Dy të rinjtë, në moshën 20 dhe 19 vjeçare ëndërronin jetën e lirë në Europë dhe Amerikë. Fillimisht ata u larguan nga Tirana në Durrës. Pastaj nga Durrësi udhëtuan me tren deri në Elbasan. Më pas vazhduan rrugën me makinë deri në Qukës. Nga këtu, duke ecur natën, arritën në fshatin Rrajcë – Skëndërbeg. Kur ishin vetëm 2 kilometra larg kufirit më 23.06.1966, u kapën nga banorët Rakip Riza dhe Tahir Hana. Gjykata e Qarkut Tiranë, me vendimin nr. 37, datë 15.09.1966, në bazë të nenit 64/10/13, të Kodit Penal, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi: Bebin me 10 vjet burgim dhe Vladimirin me 8 vjet (i cili u ridënua edhe dy herë të tjera në burg). Dënimi jepej me konfiskimin e pasurisë.

U la në fuqi me vendimin nr.178, datë 18.10.1966, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Bebi u lirua më 28.03.1976, nga Reparti 303 Spaç.

Vendimi për dënimin e Bebi Shametit dhe Spaçi
Vendimi për dënimin e Bebi Shametit dhe Spaçi

Përpjekja e dytë për arratisje

Fakiri dhe Bebi Shameti
Më 08.06.1986, Bebi Shameti, u orvat për të dytën herë të kalojë kufirin. Këtë herë ishte i vendosur të arratisej me çdo mjet, por të mos kapej e të burgosej. Për këtë kish gjetur një pistoletë. Ishte 40 vjeç. Sërish zgjodhi Rrethin e Librazhdit dhe sektorin e Hotolishtit. Në orën 5.25, pengesa elektrosinjalizuese jep sinjalin në postën kufitare për prekjen e telave. Nënoficerët Hazis Ngjelina (i qenit), Agim Shebegu me ushtarët Luan Kodra, Fakir Çelepia dhe Viktor Manellari, u vunë në ndjekje. Kur iu afruan 30 metra, Bebi i bëri thirrje të mos ta ndiqnin dhe qëlloi Shebegun dy herë në dorë me pistoletë. Njësiti kufitar qëlloi në drejtim të Bebit nga disa drejtime dhe e vrau. Sipas komunikatës ditore të MPB-së, grupi operativ kish shkuar në vendngjarje me 7 orë vonesë.

Bebi Shameti
Bebi Shameti

Më 08.06.1986, u vra në një postë kufitare të Librazhdit, Bebi Shameti (në foto), 40 vjeç me banim në Tiranë. Shokët e tij të arratisjes mundën ta kalojnë kufirin.
Sipas revistës “Në shërbim të popullit”, që si rrallë herë, publikoi me foto kufitarët e dekoruar. Njëri nga vrasësit quhej Fakir.
Trupi i pajetë i Shametit u dërgua në Tiranë me synimin për t’u përdorur për kadavër, por për arsye të panjohura (mundet që kish ardhur ndonjë tjetër më parë), u varros në Tufinë.

Observatori, Jun 9, 2020/ Gazeta 55, 9 qershor 2020

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.