back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Xhafer Deva – Në dritën e Letrave të veta dhe zbulesa të tjera të Mërgatës – nga Idriz Lamaj

Gazeta

Idriz Lamaj - Xhafer Deva ndër Letra të veta...
Idriz Lamaj – Xhafer Deva Në driten e Letrave të veta…

Xhafer Deva –

Në dritën e Letrave të veta dhe zbulesa të tjera të Mërgatës

nga Idriz Lamaj

“…Kam ardhë në përfundim se Lidhja
duhet mbajtë gjallë edhe mbas meje,
edhe mbas jush, e edhe mbas të tjerëve, si unë e si ju…”
citat nga letra e fundit Xhafer Deva

Idriz Lamaj
Idriz Lamaj

Parathënje

Ndoshta si shumë të tjerë, edhe unë, shpeshherë shfletoj letrat me miqtë dhe bashkpunëtorët e mi që nuk janë më në këtë jetë. Duke i shfletuar ato, për një çast shpalosen kujtime që më duket se disa prej tyre mund t’i shërbejnë historisë tonë. Pastaj, kthehem te vetëdija përgjendjen e e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, e them me vete: “Vallë, çfarë mund të shërbejnë në këtë kohë të zymtë kujtimet e mia për të tjerët ose letrat e njerëzve të vdekur?” Pa qenë ndjellës ogurzi i pesimizmit, duke menduar si gjithmonë për një të ardhme më të mirë, kthehem tek detyrimet e mia ndaj miqve të mi dhe si një vëzhgues i akullt i kohës, pa asnjë pretendim shërbimi historik, kur më jepet mundësiae botimit, shkruaj atë që kam në mend, gjithnjë tëmbështetur në shkrimet dhe në letrat e tyre. Ky parim ndiqet edhe në këtë libër për Xhafer Devën.
Xhafer Devën e njoha në person, kemi këmbyer vizita dhe kemi pasë letërkëmbim të dendur. Kam kaluar ditë pushimi në shtëpinë e tij dhe kam trashëguar të gjithë korrespondencën e Xhafer Devës me Rexhep Krasniqin, shokun e tij më të ngushtë për mëse 40 vjet. Mbas shumë vjetësh, bisedova në telefon me të bijën dhe dhëndrrin e zonjës Deva. Në bisedë e sipër, duke përfituar nga miqësia e vjetër, pyeta për letrat e tij dhe mënjoftuan se të gjitha i kishte Qefali Hamdia, mik i familjes së tyre. Në qershor të vitit të kaluar (2001) shkova në Kenosha, Wisconsin, mysafir i Qefali Hamdisë, për të shikuar korrespondencën e Xhafer Devës, të cilën ia kishte dërguar zonja Deva vite më parë, kur ajo, për shkak të moshës së thyer, po mbyllte shtëpinë e vet për të vajtur në shtëpinë e së bijës dhe të dhëndrrit, zonjës Burgl Dagmar dhe Rev. Dennis Logie. Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i mirrja vesh, mora me vete më shumë se njëmijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihet një periudhë mbi 30 vjet, 1945-1978. Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë – tetë gjuhë. Korrespondenca e tij është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht. Letrat dhe shkrimet e Xhafer Devës, me përjashtimtë atyre me shkronja të turqishtes së vjetër dhe të serbishtes me shkronja qirilike, kryesisht janë të shkruara me makinë, të mbajtura mirë dhe të renditura simbas alfabetit, me personat që ai kishte të bëjë. Aty përfshihen edhe letrat e tij familjare. Ai ruajti me kujdes kopjen e çdo letre që dërgoi dhe çdo letre që mori.

* * *
Zonjës Oswalda Deva, të bijës Burgl, dhëndrit Dennis Logie dhe z. Qefali Hamdia me familje, iu shprehi falënderimet më të përzemërta për besimin që më dhanë. Me mirënjohje të veçantë kujtoj këtu ndihmesën që më dhanë vëllezërit – Kapidan Nue Gjomarkaj dhe Nikoll Gjomarkaj, në përgatitjen e njërit prej kapitujve më të rëndësishëm të këtij libri. Kapidan Nou, përveç vënjes në dispozicion të lëndës mbi marrëdhëniet e Xhafer Devës me Bllokun Kombëtar Indipendent dhe dërgimin e parashutistëve në Shqipëri dhe në Kosovë, shqyrtoi bashkë me mua secilin dokument të asaj periudhe, dhe formuluam tekstin në formë bisede; ndërsa Nikolla dëshifroi letrat, transkriptoi dhe përktheu nga italishtja materialet e papublikuara deri më sot, të cilat u botuan në këtë kapitull.
Idriz Lamaj

-Parathënje 5
-Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim 8
-Xhafer Deva në dritën e letrave të veta 26
-Marrëdhënjet e Xhafer Devës me Bllokun Kombëtar Indipendent dhe misionet e tyre parashutiste në Shqipëri e Kosovë 44
-Xhafer Deva në lëvizje 93
-Parashutistët e Xhafer Devës hyjnë në Kosovë 104
-Përpjekjet e Xhafer Devës për krijimin e një qendre sekrete informimi në Kosovë, në shërbim të amerikanëve 125
-Xhafer Deva në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 139
-Riorganizimi i Lidhjes së Prizrenit në Mërgim dhe
-Kongresi i saj i parë 152
-Kongresi i Dytë i Lidhjes së Prizrenit në Mërgim 163
-Korrespondenca e Xhafer Devës me udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit në Mërgim 174
-Xhafer Deva dhe Mbledhja e Madridit 195
-Porosia e fundit e Xhafer Devës – Mbani gjallë Lidhjen e Prizrenit – 200

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.