back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Zajusha Miss Mary m’Tirônë nga Sula i Fajës – Dokumentar dhe Botim në kujtim të Xhemal Farkës

Gazeta

Xhemal Farka
Xhemal Farka

Një aktivitet në kinema “Millenium”,
në nderim të intelektualit dhe gazetarit tiranas Xhemal Farka, i vrarë nga regjimi komunist.
Të tilla aktivitete janë emocionuese dhe shumë edukuese, sidomos për të rinjtë.
Eshtë për të ardhë keq, që prania e ish të persekutuarëve, në të tilla raste, është e vogël! Ku janë?!
Shembullin e Zenita Farkës, duhet ta ndjekin edhe të tjerët, të shkruajnë për familjet e tyre,
për njerëzit e vuajtur që jo vetëm të mos harrohen por,
ato shërbejnë për edukimin e shoqërisë në këtë kohë të vështirë.
Xhafer Sadiku

Buzëqeshja e vrarë e Sulës së Fajës - Dokumentar nga Admirina Peçi
Buzëqeshja e vrarë e Sulës së Fajës – Dokumentar nga Admirina Peçi

Historitë e Sulës Fajës mund t’i gjeni në librin e tij “Tirona n’gaz”, libër i cili
promovohet me 30 qershor 2023, në ambjentet e Kinema Millenium, Tiranë, ora 19:00,
së bashku me premierën e dokumentarit, kushtuar Xhemal Farkës.
Aktiviteti mbahen me rastin e 110 vjetorit të lindjes së gazetarit, Xhemal Farka.
Po paraqesim nga libri romancën e Sulë së Fajës me zajush Mary-n….

Xhemal Farka - Tirona n'gaz
Xhemal Farka – Tirona n’gaz

Zajusha Miss Mary m’Tirônë

nga Sula i Fajës – alias Xhemal Farka

U vesha ligon e u bona lluks ene dula ditn e Gjelë m’Nurrës. M’sahati shtatë erdh vaporri. U prit se po del ajo goca, s’kaa! Dulën gjithë, e û nela me resme n’orë. Kur fap ke e pashë mi kon, mrena m’vaporr. Ishte tret e haprru syshë se s’ja mate me dalë m’Nurrës pri frykës hajdutvet(!). Ene una mërtheva komçat e setrës ene zgjata kryt’ e fërrita!
-Halloo! Miss Mary?!
Ne ajo kishte qenë hazër tu më majtë ré, ene pri herë u çel m’fytyrë ene fët fët m’dha xhevapë.
-Helloo Mistër Sula Faja?!
-Ai vet thosh.
-Hajdudu, Hajdudu! Ene zbriti poshtë plot shen. U qokëm durësh ene zumë me i kallxu njoni-qetrit se sa teresont ishte qo pjekja jonë.
Kur pup, dulë i jevgu modh me mësteqe hamall vaporri, i shkatarraq i keq lecka lecka. Ajo u trem ene pri here m’kapi për krahu ene m’tho amelikonçe.
-Çere ô ky mre?!
-Njeri si ti e si û, punon, ôsht i urtë, s’nget jeri, mës kej frykë! Ene hikëm. Amon a vllaa si mu dukte vetja! Sikur isha midis Avropës! Shkojshim tu e pa njoni-qetrin t’u qesh. Ajo u çëdiste kur shifte njerzit vesh me rrobe veni e i pylqejshin fort. Para se me i hyp trompilit pyr Tirônë ajo i boni telegraf nonës vet m’Serviçe: Shnosh’ e mirë, Albania e bukër, Sula Fajës shoku mirë! Ene i hypëm trompilit. Rrugës zu me m’kallxu do gjôjna t’çëditshme qi i kishin thonë hasmit t’onë për Shqipninë.
-Mister Sula, m’çer nohije t’Shqipnisë jon robt me bisht?
-Ba-ba-ba! Kush ta tha at llafe mrì? T’kon fut i derr rrene qi mës e pyt hallin! Jo mi zajush se s’ka asi gjôjnash kënej! Jon hasmit t’onë qi ju thonë aci llafesh. As m’Habesh nuk ka acojë!
-Pooo! Po mu mezi m’kon lonë me ardhë ktuna, se m’thojshin qi m’rrugë t’Nurrsit ka bonda hajdutësh qi t’presin rrugën! A?
-Po, banda mërzikash po!
-Çëdi! – tho prap zajusha. Mosanaj m’tho pa t’keq. – M’kon thonë se Shqiptarët i kapin gocat e bukra m’rrugët, ene… i puthin me zor… e ja bôjn buzët me gjak!…
-Estrakfullah! Estrakfullah! S’ôsht e vërtetë, s’ôsht e vërtetë aspak! – i thosh shpet e shpet. Atëher u kënoq ene m’shifte t’u qesh. Desha me i thonë: Pravoje pa deshe, po s’ma majti. Nejse mô. Erdhëm m’Tirônë.
Gjezdisëm të dy gjithaneje. Hypëm n’minore t’xhomis vjetër. Gjezdisëm ne m’balevard e gjithanej mô. E çova ne m’shpijat. Co shokë qi kon kënu m’Avropë, e majtën për drekë e për darkë. M’Lanabregas s’e çova. U bô mol pri qefit. I dhosh co çëbukë e co qeleshe t’bardha peshqesh. I here m’panë na dy gra me ferexhe tu hec puq e puq me té:
-Driiit, e shpërlaftë mortja! E paska pru llahingën!
-Plasja ju raftë! – u thosh.
-Ç’kaa? – tho zajusha kur na pá.
-Fargjôje – thosh – fargjoje! Aqe, mi ven matonë, i esnof ja boni: – ke pa m’përzihen zorrët! Shpirt a Sulë u bone ne tina?!…
-Trût të dalshin! – i thosh. Kshû imi no mô! S’na pylqe t’ta shofim mir njoni-qetrin!
Kshtu zajusha Miss Mary ngeli e kënoqme ene hiku tu thonë se dut bote prapagonda t’mira ne dut vite përsita me co shoqe t’veta. E parsita qi mës ti vej menë prapagondës hasmet, qi s’dunë me na pa me sy!…
(Sula Fajës – Arbënia 16.10.1936 – Muhabet Tirançe)

Marrë nga Muri i FB i Admirina Peci, 1 korrik 2023

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.