back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Zbulohet” letra që Tarrasi i dërgonte Dushan Mugoshës – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Tarrasi dhe Dushani
Tarrasi dhe Dushani

“Zbulohet” letra që Tarrasi i dërgonte Dushan Mugoshës

nga Kastriot Dervishi

 Lot, mall dhe dashuri për udhëheqësin e vet,
dallohen në letrën që Tarrasi (Enver Hoxha) i dërgon Dushan Mugoshës,
i cili me urdhër të shokut Tito, u largua nga Shqipëria
në fund të pranverës së vitit 1944. Mjafton të lexosh këtë letër
për të kuptuar se ku kemi qenë, se kush ishte udhëheqësi i “luftës”, etj.
Nuk ka nevojë ta kërkosh jashtë kufijve. Ja letra:
 .
Faksilime e letrës së Hoxhës për Dushan Mugoshën
Faksilime e letrës së Hoxhës për Dushan Mugoshën

***

Shok i dashur Dushan Mugosha!
Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë, po malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne, sido që sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne, por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë: “Kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne!”. Por të flasim për punën, pak. Këtu kanë ardhë gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s’kanë ardh akoma. Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema:
 
-Lufta imperialiste e para, dhe e dyta,
-Luftë e drejtë dhe e padrejtë.
-Partia në Ushtri.
-Organizimi i pushtetit.
-Lufta Nacional-çlirimtare.
 
Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala, Mehmeti s’peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të Pogradecit. Urdhra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t’i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave.
Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë.
Të përqafoj me shumë mall
Taras
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.