back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 8 Prill, 2025

Zbulohet në arkivin RAI filmi origjinal nga viti 1979, i mjeshtrit të regjisë Gjon Kolndrekaj për Lin Delinë

Gazeta

Piktori Lin Delija
Piktori Lin Delija

Zbulohet në arkivin RAI filmi origjinal nga viti 1979,
i mjeshtrit të regjisë Gjon Kolndrekaj për Lin Delinë

Pas 39 viteve qëndrimi në arkivën e RAI, zbulohet në vitin 2018, filmi unik mbi piktorin e madh shqiptar Lin Delija.
Filmi është xhiruar nga regjisori i madh shqiptar nga Peja e Kosovës, në vitin 1979, është një perlë e veçante në botën e filmit dokumentar. Kritiku i filmit Vranin Gecaj e gjeti ketë film nga arkiva RAI dhe zhvilloi edhe një intervistë ekskluzive për herë të parë lidhur me ketë film me regjisorin Kolndrekaj në shtëpine tij, në Romë.
Gecaj tregon se këtë film e zbuloi pasi bisedës me regjisorin Kolndrekaj “ishim duke biseduar për kinematografin botërore dhe për artistët shqiptar dhe spontanisht përmend Kolndrekaj Lin Delinë, unë i them është mëkat që mungojne dokumente vizuale për këta artistë të mëdhenj shqiptar!
“Kolndrekaj me modestinë e tij tregon se në qysh në 1979, e ka realizuar një film dokumentar për Lin Delinë, i transmetuar në Raiuno në 1979, unë mbeta i shokuar nga ky fakt dhe i thashë: Z. Gjon ku gjendet ky film? Kolndrekaj më thotë: Në arkivin RAI dhe kështu vazhdon tregimi për ketë ngjarje historike.” – tregon Gecaj
Filmi është në formën origjinale në gjuhën italiane dhe i titruar në anglisht, një pjesë e muzikës është e Nexhmije Pagarushës, filmi është i prodhuar për Raiuno në vitin 1979, intervista e zhvilluar me 29.10.2018 me Kolndrekajn është e përkthyer nga Ilirijana Serreqi.
Ky film është unik dhe e tregon shpirtin dhe jetën e artistit shqiptar Lin në detaje. Kolndrekaj me stilin e tij unik artistik në mënyrë të hapur e bënë publike që në vitin 1979, luftën e shqiptarëve për liri sikur në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Përmes muzikës nga trojet shqiptare prezanton kulturën e lartë shqiptare dhe duke e kombinuar me pamjet nga jeta e Lin Delisë i servohet publikut italian një emocion i veçantë në atë kohë.

Papa Benedikti i XVI dhe Gjon Kolndrekaj
Papa Benedikti i XVI dhe Gjon Kolndrekaj

Veprat e Lin Delisë ekspozohen në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Muzeumin e Artit Bashkëkohor në Romë, në Muzeumin “Lin Delija” në Antrodoko, në Muzeumin Qytetit të Osimo-s, në Qendrën e Studimeve të Artit Modern në Brescia, në Galerinë e Artit Modern në Palermo, në Muzeumin e Shën Anës në Quebec të Kanadasë, në Universitetin e Erlangenit në Gjermani, në Nju Jork etj. Në qytetin e Osimo-s ekziston nji muzeum i kushtuar mjeshtrit Delija, ndërsa miqtë e tij të vjetër të Antrodokos, i kanë ngritur një muzeum në vitin 2002, në qytetin ku ai jetonte.
Gjon Kolndrekaj është regjisor, autor dhe producent filmi. Nga viti 1976 deri më 1978 ai u trajnua në qendrën kinematografike eksperimentale në Romë. Student i regjisorit të famshëm dokumentar Joris Ivens dhe i regjisoreve Francesco Rosi, Miklos Jancso, Frank Capra. Asistent vullnetar në film: “Prova di Orchestra” nga Federico Fellini. Ka punuar ne RAI për 24 vite dhe tash ka produkcion privat Crossinmedia group në Romë.
Vranin Gecaj është magjistër i shkencave të filmit në Universitetin e Gotenburgut në Suedi ku ka studiuar edhe mbi filmin shqiptar dhe është producent aktiv televiziv dhe filmik.
Marrë nga Exit News

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.