Zbulohet një “thesar i vogël” në Kretë
Një zbulim i rëndësishëm është bërë ditët e kaluara në qendrën historike të Chanias, në kodrën e Kastelit në Kretë.
Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar një thesar monedhash, 11 prej të cilave ishin ari. Ato ndoshta i përkisnin mercenarëve që i shërbenin njërit prej pasardhësve të Aleksandrit të Madh.
Kishte edhe mjaft lloje të tjera monedhash.
Një monedhë Kireniane, 15 monedha Olimpia dhe monedha vendase më të vogla, por të rëndësishme.
Studiuesit menjëherë supozuan se ky person ishte pronar i një thesari të vogël. Siç u përmend më parë, hipoteza flet për mundësinë që mercenarët t’i shërbenin njërës prej mbretërive që ndiqnin Aleksandrin e Madh, pra dinastitë Tolemaike ose Seleucide.
Një tjetër hamendje interesante për fundin e mundshëm të këtij ushtari. Sipas disave ai mund të jetë vrarë ndërsa shërbente si ushtar për të mbrojtur atdheun e tij në Azi. Nga kjo mund të konkludojmë se nën udhëheqjen e liderëve të ndryshëm, puna e palodhshme dhe aftësitë luftarake u shpërblyen me paga shumë të larta. Pasuritë në fjalë do të jenë një provë e rëndësishme.
Siç shpjegohet nga Ministria greke e Kulturës, “…zbulimi është i rëndësishëm, jo për sasinë e monedhave të gjetura, po për vlerën kulturore që ato përmbajnë.!”
Marrë nga muri i FB i Luigi Bignami