back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Zef Ujkaj – Piktor me aftësi të spikatura – material i marrë me redaktime nga Gëzim Kabashi

Gazeta

Zef Ujkaj (1936-1990)
Zef Ujkaj (1936-1990)

Zef Ujkaj – Piktor me aftësi të spikatura

Material i marrë me redaktime nga Gëzim Kabashi

Zef Ujkaj u lind në Tiranë më 16 mars 1936.
“Pikturën e kishte pasion dhe gjithë kohën e lirë rrinte duke pikturuar, nga gjymat në oborr deri te gjyshja e te ne vëllezërit”, shkruante dikur vëllai i tij i ndjerë Gjergj Ujkaj. Gjyshja i thosh: “Hiq dorë nga ai zanat, se nuk ia ka parë hajrin kush”. Por pasioni i tij ishte më i fortë.
Gjatë gjimnazit, Zefi nisi të vizitonte studion e skulptorit të njohur Sabri Tuçi, në Durrës. Punimet e djaloshit tërhoqën vëmendjen e specialistëve dhe megjithëse 20 vjeç ndjek mësimet në Liceun Artistik të Tiranës. E përfundon Liceun dhe bashkënxënësit mbajnë mend suksesin e punës me të cilën mbrojti diplomën, “Nusja kosovare”. Një tablo që entuziasmoi edhe pedagogët e tij të shquar Zajmi, Buza e Kaceli.
.
Zef Ujkaj - Pamje e qytetit
Zef Ujkaj – Pamje e qytetit
Zef Ujkaj u bë skenografi zyrtar i teatrit “Aleksandër Moisiu”, falë një rrethane fatlume. Paraardhësi i tij doli në pension. Do të fillonte një periudhë krijimi, në të cilën nuk mjaftonte muza e piktorit. Teatri si art kolektiv kërkonte idetë e të gjithëve nga regjisori e aktorët deri te ndriçimi e fonia. Me Zefin skenografia u bë një nga pikat më të forta të teatrit të Durrësit.
“Zefi nuk qe vetëm skenograf i klasit të parë, por e hidhte vështrimin edhe mbi lojën e aktorëve dhe në artin e regjisorit”
“Ato njohuri të thella nuk i kishte fituar në shkollë sepse atë ia mohuan, por me punë këmbëngulëse, me impenjim serioz, si intelektual i mirëfilltë, Zefi u formua në tryezën e punës me libër dhe penel në dorë”, do të kujtonte regjisori i ndjerë, “Artisti i Popullit” Gjergj Vlashi.
Zef Ujkaj kontribuoi në jetën artistike të Durrësit jo vetëm si skenograf e piktor, por edhe si vizionar i mendimit kulturor.
.
Zef Ujkaj - Portreti i Gjyshes
Zef Ujkaj – Portreti i Gjyshes
Vazhdoi të punojë në kavaletë si një piktor me aftësi të spikatura siç dallohet veçanërisht te “Portreti i gjyshes”, një hetim psikologjik që të mrekullon. Tablonë e fundit të jetës së tij, Zefi e punoi në ballkonin e shtëpisë dhe ua kushtoi dy vajzave të mrekullueshme Xheinit dhe Silvit, të cilat së bashku me Filikën i rritën plot kujdes prindëror.
Zefi ndërroi jetë më 18 janar të vitit 1990.
Punime nga Zef Ujkaj dhe shumë artistë të tjerë, i gjeni në Ekspozitën Kolektive në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në çdo ditë të javës në orarin 9.00 – 18:00 nën kurimin e Alketa Tragaj Myshketa.
.
Marrë nga muri i Fb i Teatri Aleksandër Moisiu Durrës
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.