back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Zekirja Cana (1934-2009) – Simbol i rezistencës ndaj dhunës – nga Shqipe Bytyqi

Gazeta

Zekeria Cana me bashkëluftëtarët e tij
Zekeria Cana me bashkëluftëtarët e tij

Zekirja Cana (1934-2009) – Simbol i rezistencës ndaj dhunës

nga Shqipe Bytyqi

Me rastin e 15 vjetorit të largimit nga jeta

Sot shënohet 15-vjetori i ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Zekeria Cana, një udhërrëfyes dhe personalitet që e kujtoj me shumë respekt dhe krenari.
Prof. Dr. Zekeria Cana, ishte një historian dhe një nga figurat më të ndritura të lëvizjes sonë më të re kombëtare, figurë që jetën ia kushtoi lirisë, mendimit të lirë dhe zhvillimit demokratik të Kosovës. Kushdo që e njohu për së afërmi Prof. Dr. Zekeria Canën, njehu edhe trimërinë dhe guximin intelektual që e karakterizonte atë. Zekeria Cana e filloj karrierën e tij profesionale si mësues, më vonë punoj si profesor i historisë në shkolla të mesme, si asistent në Degën e Historisë, si sekretar i Bashkësisë Krahinore të Institucioneve Shkencore, sekretar shkencor i “Gjurmimeve albanologjike” dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj ai u mor edhe me përkthime nga gjuha serbo-kroate dhe ruse, me publicistikë si dhe shkrime shkencore.
Krahas punës kërkimore-shkencore ai ushtroi aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin social, kombëtar, politik, humanitar etj., nga të cilat mund të veçohen:

Anton Çetta, Zekirja Cana në Pajtimin e Gjaqeve
Anton Çetta, Zekirja Cana në Pajtimin e Gjaqeve

* Inicues për themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ) dhe sekretari i parë i KMDLNJ-së
* Bëri publike në suaza ndërkombëtare rastet e helmimit të fëmijëve dhe rinisë nga regjimi i Serbisë në vitin 1990
* Inciator i hapjes së arkivoleve të pllombuara të ushtarëve shqiptarë, të deklaruara si vetë-vrasje në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë, foto të cilat janë publikuar edhe në Këshillin e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë
* Anëtar i Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës
* Arkitet i nismës së rinisë studentore për Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë prijësit të Lëvizjes, Prof. Anton Çettës.
* Bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë
* “Kumbara” i tranzicionit paqësor politik në Shqipëri në vitin 1990
* Zbuloj lokacionin e varrezave masive të viktimavë të Masakrës së Tivarit
* Organizator i varrimit të Familjes Jashari në Prekaz, në vitin 1998

Anton Çetta - Ibrahim Rugova - Zekirja Cana
Anton Çetta – Ibrahim Rugova – Zekirja Cana

Sipas fjalëve të Akademik Pajazit Nushit, Profesor Zekeria Cana në dy dekadat e fundit të shekullit XX, qe bërë simbol i rezistencës ndaj dhunës, përndjekjeve, tmerreve dhe vrasjeve shqiptare.
Ndjehem shumë e nderuar qësi studente e re isha pranë tij në disa procese të rëndësishme për vendin, si mbledhja e dëshmive për KMDLNJ dhe Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve, për të mësuar shumë dhe krijuar një nga përvojat më fisnike në jetën time.
Lavdi e përjetshme intelektualit të guximshëm shqiptar Prof. Dr. Zekeria Cana!

Marrë nga Muri i FB, Shqipe Bytyqi, 10 janar 2024

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.