back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Zonja Ambasadore, po vret modelin tënd! – nga Ibsen Elezi

Gazeta

Yuri P. Kim, official photo (ambasadore e SHBA)
Yuri P. Kim, official photo (ambasadore e SHBA)

Zonja Ambasadore, po vret modelin tënd!

nga Ibsen Elezi

Shpallja “Non Grata” e Berishës është çeshtje e juaja, e vendosni ju dhe nuk i jepni llogari askujt.
Problemi fillon dhe komplikohet kur çeshtja “non grata” duhet të zgjidhet nga ne, pasi vjen nga vendi aleat i përjetshëm dhe model i demokracisë botërore.
Pala e cënuar nga akuzat e vendimit, patjetër që ka të drejtën të kërkojë fakte.
Të nesërmen, Berisha deklaroi nëse i bëhej publike qoftë edhe një fakt, ai do të tërhiqej nga parlamenti dhe politika, dhe vazhdon ta pohojë edhe sot.
Problemi i paraqitjes së fakteve u zhvendos edhe në Kongresin Amerikan.
Akoma s’ka një fakt publik të paraqitur, nëse ka arsye që këto fakte s’duhet të jenë publike, atëhere le të veproje sistemi i drejtësisë me të cilin Ju krenoheni si sukses.
Edhe trysnia për ta marrë në konsideratë vendimin është e drejta juaj, por në situatën e krijuar ngrihen disa pikëpyetje
1.Kaq e vështirë është nga Ju të paraqitni një fakt dhe ta mbyllni këtë mjegullnajë të ngritur në skenën politike dhe opinionin publik?
2.Nëse akuzoni Berishën për minimin e demokracisë, si mund të mbështesni Lulin, kur figura e tij është më e errta në këtë periudhë 30 vjeçare, me krime të dokumentuara ndaj parimeve themelore të demokracisë.
Që me ardhjen e tij në krye të PD,
-eshtë shkelur haptas parimi i fjalës së lirë, dhe janë larguar pa asnjë procedurë të gjithë ata që kanë dhënë mendim ndryshe dhe nuk janë lejuar më në asnjë garë. (parim themelor)
-që me ardhjen e tij është përdhosur parimi i konkurencës duke e zëvëndësuar atë me emërime. (Pas 2014, pozicionet drejtuese në PD dhe deri te emërimi individual i 140 deputetëve në 2017, e deri në emërimet e fundit në 2021, lista e shumë e gjatë)
-është shkelur haptas parimi i votës së lirë, më së miri kjo u vërtetua në 13 qershor të 2021, procesi zgjedhor u manipulua haptas dhe i vetëdokumentuar nga shkelësit. 
-është shkelur haptas parimi themelor i shumicës, është kuvendi i tretë: dhjetor – 2018, korrik – 2021 dhe 18 dhjetor 2021, ku marrin pjesë më pak se 2000, e sy ndër sy, pa pikë turpi e llogjike të thonë se janë 5000.
Imagjino katastrofën që do të ndodhte në vendin tuaj zonja Ambasadore, sikur të shkelej njëri nga këto parime themelore. 
Besoj e kujtoni dhunën në Capitol Hill, kur u dyshua për manipulime.

Ibsen Elezi ne Las Vegas
Ibsen Elezi ne Las Vegas

Zonja ambasadore, 
beteja juaj e “Non grata-s” me Berishën është shumë e vogël (në kohë dhe hapsirë), në raport me betejën tuaj shekullore të krijimit modelit të lirisë dhe demokracisë.
Dëmi që po bëni në opinionin publik duke dëmtuar imazhin e modelit tuaj, tani duhet të jetë shqetësimi juaj më i madh.
Modeli Rama dhe Basha i kapjes dhe kontrollit sistemit, është modeli i Rus i Putinit, besoj padashje po na çoni drejt një sistemi të tillë.
Në fakt, ju çdo ditë edhe në betejën e “vogël” të “Non grata-s”, duke moskuptuar hallin e madh të demokratëve po i ofendoni duke i njësuar me “hallin” e Berishës, duke ja kundërvënë vetes.
Në më pak se 8 muaj, me njohjen e njëanëshme të realitetit dhe lëvizjet tuaja të gabuara bëtë që të sfumohet problemi “non grata” dhe duke iu bashkangjitur Bashës e kthyet veten në një problem më të madh.
Zonja Ambasadore, 
tash jemi në hall të madh, na thuaj si t’ia bëjmë, ne dëshirojmë të jemi model i vendit tuaj, e ju po na shtyni drejt modelit të kundërt atij Rus të Putinit ?!
Gjithesesi vazhdoj t’ju falenderoj, pasi pa “non gratën” tuaj do të ishim duke vegjetuar…

.

marre nga muri i Ibsen Elezit, 14 janar 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.