
Zonja Kadare në mbrojtje të Erion Veliajt
Në emër të letërsisë së “suksesshme”, zonja Kadare i bën një karshillëk të madh popullit të vet, duke vajtur në gjyqin e shtetit shqiptar ndaj Erion Veliajt, megjithëse e di që nuk do të ketë “audiencë”.
Kush e thirri?! Kush ia kërkoi ndihmën?!
Sikur SPAK-u ta kishte akuzuar Erionin për fyerje kombëtare (“Djemtë shqiptarë janë zdromsa komplet dhe vajzat e ftillume”, Veliaj, shtator 2018, Top Channel) nuk dimë a do t’i shkonte dot në gjyq Helena Kadare.
Në një kuptim, Veliaj, ia ka “sharë” Kadaresë çdo personazh shqiptar të romaneve. Kjo, me sa duket, nuk i dhimbset zonjës Kadare. Që do të thotë se mund ta kuptojmë që asnjë nga personazhet e Kadaresë nuk është “një shqiptar pozitiv frymëzues”. Personazhet shqiptarë të romaneve me sa duket janë një “mjet argëtimi” letrar dhe jo një mënyrë për ta ngritur shqiptarin më lart.
Zonja Kadare!
Erioni e ka ulur shqiptarin aty ku askush tjetër nuk e ka bërë më parë. Të tjerët e kanë vjedhur, mbase sakatuar, apo çorientuar, por të paktën nuk e kanë turpëruar me teza të tilla si “Djemtë shqiptarë janë zdromsa komplet ndërsa vajzat shqiptare janë të ftillume.”
Udha e Shkronjave, 15 Shkurt 2025