back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Zoti – si përmasë e katërt – nga Robert Martiko

Gazeta

Robert Martiko
Robert Martiko
Zoti – si përmasë e katërt
nga Robert Martiko

Sot, në një postim timin rreth një libri që debaton mbi ekzistencën ose jo të Zotit, një miku im virtual me shumë vlera, shkrimtari Robert Martiko, ndërhyri me një koment (me kërkesën time), që e gjykova ta postoj si një status më vete, për të gjithë ata (në fakt të gjithë kemi nevojë) që duan të mësojnë diçka ndryshe nga ato me të cilat janë ushqyer që në vegjëli nga programet shkollore.

Ja komenti i Robertit:

Figura e Zotit
Figura e Zotit

“Do të përpiqem të jem sa më i kuptueshëm. Pikësëpari Zotin nuk e ka parë askush. Në shekuj gabimisht është përfytyruar si racë e bardhë, i hipur në kalë, mashkull, një Qenie hakmarrëse, që dënon ashpër gabimet e njerëzve, duke i dërguar në Ferr. Gabimi tjetër që bëhet është se thonë, përse Zoti nuk shfaqet në tragjeditë e mëdha që pësojnë njerëzit. Këto filozofia i konsideron pyetje qesharake për arsye se nuk njihet Misteri. Nuk mund të flitet kur nuk njihet e Vërteta, përherë në ndryshim të pandërprerë. Pikërisht këtu qëndron tragjedia e njeriut.
Bota ekzistuese me Misterin që e shoqëron është me katër përmasa. Ndërsa njeriu e jeton këtë botë, si qenie me tri përmasa: gjatësi, gjerësi, lartësi. Pikërisht ky është problemi konstant i njeriut. Sepse, sado gjëra të zbulohen, misteri i krijimit të botës mbetet i përjetshëm. Përmasa e katërt është Koha sipas teorisë së Ainshtainit. Kërkon për të marrë pjesë në të domosdoshmërish bota shpirtërore e njeriut. Atëherë pikërisht prodhohet lëvizje shoqërore. Ndryshon, rilind njeriu. Ndërsa miliarda njerëz në botë, në shoqëri jo të rilindura shpirtërisht, i bluajnë deri në palcë instinktet kafshërore që janë e kundërta e logjikës. Në këto vende Koha nuk ekziston, sepse nuk prodhon Liri.
Gjithë përpjekja e njeriut shpirtëror në sferën metafizike është përjetimi i përmasës së katërt. Këtu bëjnë pjesë gjithë gjenitë më të mëdhenj të botës duke filluar nga Dantja, Mikelanxhelo, Bach, Bet’hoven e deri te James Joyce. Ndërsa jashtë kësaj kategorie, për njeriun shpirtëror, zgjerimi i vetvetes është mundësi për të jetuar përmasën e katërt. Fryma, si kategori më lart nga shpirti, është mënyra që jetohet përmasa e katërt, qoftë dhe e mangët. Fryma ka karakter hyjnor. Njeriu jo i rilindur shpirtërisht, që thjesht përjeton eksperiencën, është i bllokuar në tri përmasa, madje dhe në dy përmasa, pa lartësinë. Pra, shpirti është mënyra me të cilën kuptohet përmasa e katërt brenda vetes. Përmban brenda Dashurinë e njeriut për njeriun, jo vëllavrasjen shekullore. Fryma është zemra e shpirtit. Bota e pesë shqisave, pa shpirtin, e lë njeriun në dy dimensione, dhe është pikërisht kaosi i madh që trashëgon sot mendimi intelektual shqiptar nga materializmi i Diktaturës gjysmë-shekullore. Perspektiva si përmasë e tretë lindi në Evropë me Bruneleskin pas Mesjetës.
Prandaj Rilindja Shpirtërore për të cilën, historikisht, askush ka folur deri më sot në Shqipëri, lë shoqërinë shqiptare në dy dimensione tragjike.
Je i veçantë Klod që pyet, pasi mentaliteti ballkanas akademik apo në trajtë profesor universiteti, edhe kur është një teneqe bosh, pëlqen më mirë heshtjen duke mbajtur poza hijerënda, qesharake, prej analfabeti. Në Shqipëri të gjitha librat shkojnë. Mjafton të dalin kritikë arti me pamje të sigurt deri në qiell, të spurdhiaksur, që sigurisht nuk mungojnë kurrë aty ku mendimi është shpellë e kaluar shpellës”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.